KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tetë risitë kryesore të projektligjit gjerman të shtetësisë
Botë

Tetë risitë kryesore të projektligjit gjerman të shtetësisë

Kosova News
Kosova News 17:46 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania është në prag të një hapi të madh: Për herë të parë në historinë e saj, lejon pa kushtëzime shtetësinë e dyfishtë.

Parlamenti Gjerman në Berlin ka filluar konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë gjermane. 8 risitë kryesore. 

1. Lejohet shtetësia e shumëfishtë

Ligji aktual e lejon shtetësinë e dyfishtë për shtetasit e BE-së,  Zvicrës si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare. Më pas ata duhet të vendosnin se cilën shtetësi duhet të mbajnë. Kusht për dhënien e shtetësisë gjermane, sipas ligjit aktual, është heqje e shtetësisë së mëparshme. Ky kusht, anashkalohej vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur shteti i origjinës nuk pranonte t’ia hiqte shtetësinë qytetarit të vet. Raste të tilla kanë qenë për shembull, për shtetasit nga Irani, ose edhe nga Kosova, para shpalljes së pavarësisë. Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.

2. Shkurtohen afatet e fitimit të shtetësisë

Ndërsa sipas ligjit ekzistues duheshin tetë vjet qëndrim në Gjermani për të marrë shtetësinë gjermane, ligji i ri lejon marrjen e shtetësisë edhe pas pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, madje edhe pas tre vjetësh, nëse dëshmon aftësi të veçanta integruese. 

3. Shkurtohet afati i qëndrimit të prindit për fitimin e shtetësisë së fëmijëve

Periudha e nevojshme e qëndrimit të prindit në Republikën Federale për marrjen automatike të shtetësisë gjermane nga ana e fëmijëve të lindur në vend do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. HIqet rregulli i përzgjedhjes së një shtetësie, në moshën 22-vjeçare.

4. Njohja e rendit kushtetues të lirë demokratik

Si parakusht për fitimin e shtetësisë gjermane bie kushti për t’iu nënshtruar jetesës gjermane, dhe vihet kushti i njohjes së rendit kushtetues të lirë dhe demokratik. 

5. Shtetësia gjermane nuk u jepet antisemitëve dhe racistëve

Sipas projektligjit dhe propozimeve përkatëse të shtuara nga qeveria, në përgjigje të rritjes së urrejtjes ndaj hebrenjve në Gjermani. Ligji parashikon që shtetësia gjermane të mos u jepet personave që bëjnë propagandë antisemite, ku hyn edhe mohimi i të drejtës ekzistenciale të Izraelitsi edhe djegia e flamurit izraelit.

6. Shtetësia nuk u jepet homofobëve dhe burrave të martuar me shumë gra, ose që përçmojnë gratë

Ky propozim i është shtuar projektligjit me kërkesë të Këshillit Federal, Bundesrat, që është organ i dytë ligjvënës në Gjermani, krahas parlamentit në shkallë federale, Bundestag. Këshilli Federal ka kërkuar që të mos u jepet shtetësia gjermane personave që me sjelljen e tyre e kanë dëshmuar se nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose kryejnë vepra përçmuese ndaj një gjinie të caktuara ose ndaj një orientimi seksual të caktuar”. 

7. Informacione në prokurori

Autoritetet përkatëse kanë të drejtë të informohen për kandidatin në zyrat përkatëse të prokurorisë publik për vepra penale të bazuara në motive antisemite, raciste ose të tjera përmuese ndaj njerëzve.

8. Lëshime dhe përjashtime për migrantët e orëve të para

Projektligji bën përjashtime për disa grupe të caktuara migrantësh, që jetojnë në Gjermani prej shumë vitesh, e që janë mbi 65-vjeçarë. Ata kanë të drejtë ta marrin shtetësinë pa kaluar në provim gjuhe, dhe pa qenë nevoja të dëshmojnë se nuk marrin ndihma sociale. Bëhet fjalë sidomos për fuqinë punëtore të rekrutuar nga Gjermania në vitet 50-të deri në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluar, e që në Gjermaninë Federale, pra Perëndim, quheshin Gastarbeiter (punëtorë të ftuar), kryesisht nga Turqia dhe ish-Jugosllavia, si edhe punëtorët e rekrutuar nga Gjermania Lindore (Vertragsarbeieter) shumica e të cilëve vijnë nga Vietnami. Gjermania me këtë hap kompenson kështu gabimet e së shkuarës./DW

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?