KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Testi për parashikimin e kancerit të zorrëve te pacientët me sindromën e zorrës së irrituar, 90% i saktë
Shëndetësi

Testi për parashikimin e kancerit të zorrëve te pacientët me sindromën e zorrës së irrituar, 90% i saktë

Kosova News
Kosova News 15:27 -30/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një metodë e re për parashikimin e kancerit të zorrëve është më shumë se 90% e saktë në identifikimin e individëve që janë në rrezik të lartë për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, sipas një studimi të fundit.

BBC ka shkruar se rreth 500,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me sindromën e zorrës së irrituar (IBD), duke përfshirë sëmundjen Crohn dhe kolitin ulçeroz. Aktualisht, atyre u ofrohen kontrolle të rregullta për gjetjen e qelizave para-kancerogjene në zorrët e tyre, të cilat, kur zbulohen, sugjerojnë një mundësi prej rreth 30% për zhvillimin e kancerit të zorrëve brenda 10 vjetësh.


Megjithatë, një studim që është bërë në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se ndryshimet në ADN-në e këtyre qelizave parakancerogjene, kur analizohen me algoritëm, mund të parashikohen me më shumë se 90% saktësi se kush do të zhvillojë kancerin e zorrëve brenda pesë vjetëve të ardhshme.


Për të realizuar këtë studim, studiuesit kanë përdorur mostra të indeve qelizore nga pacientët me IBD, dhe ata shpresojnë se kjo metodë mund të zhvillohet për të krijuar një test të thjeshtë të gjakut që do të mund t’i identifikojë pacientët që janë më të rrezikuar nga zhvillimi i kancerit të zorrëve.


Komente nga pacientët dhe specialistët
Craig Foster, nga Waterlooville, Hants, që humbi gruan e tij Fariba nga kanceri i zorrëve në muajin shkurt të vitit 2024, ka thënë se shpreson që ky studim do të shpëtojë jetë. Fariba ka jetuar me kolit ulçeroz që nga mosha 18-vjeçare, kur iu hoqën tri të katërtat e zorrëve të saj.


“Më jep ngushëllim të di se ka shkencëtarë që punojnë për të parandaluar që askush të mos kalojë atë që kaloi Fariba. Kanceri nuk bën dallime – nuk ka rëndësi kush je, ai i prek të gjithë”, ka thënë ai.

Profesori Trevor Graham nga Instituti i Studimeve për Kancer në Londër ka shpjeguar se shumica e njerëzve me sëmundje të zorrëve nuk do të zhvillojnë kancer por se testi i ri do të mund t’i informojë më herët në mënyrë që të marrin vendime në kohën e duhur.


Marianne Radcliffe nga organizata bamirëse “Crohn’s & Colitis UK”, e ka cilësuar lajmin si shumë pozitiv për ata që jetojnë me IBD. Ajo ka theksuar se “gjetja e hershme e kancerit është çelësi për një trajtim më të mirë dhe një jetë më të gjatë”.


Doktori Iain Foulkes nga Cancer Research UK e ka financuar këtë studim dhe e konsideron këtë avancim teknologjik si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të trajtimit të kancerit.
“Përdorimi i kësaj metode na ndihmon të kemi një pamje më të mrë të mënyrës se si fillon dhe ndryshon kanceri, duke u dhënë mundësinë shërbimeve shëndetësore të fokusohen në trajtimin e pacientëve me IBD që janë në rrezik të lartë”, ka thënë Foulkes.


Ai ka shtuar se ky test ka potencial për të shpëtuar jetë, duke mundësuar diagnoza të shpejta dhe më të sakta për pacientët që janë më të rrezikuar nga kanceri i zorrëve.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

Kosova News 30/01/2025 30/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?