KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tesla në bisedime për të ndërtuar një fabrikë të re në një vend evropian
Auto

Tesla në bisedime për të ndërtuar një fabrikë të re në një vend evropian

Kosova News
Kosova News 15:42 -10/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tesla në mënyrë konstante kërkon për vende të reja për ndërtimin e fabrikave anembanë globit, dhe pretendenti më i fundit është Spanja, zbulon një raport i fundit nga Reuters.

Sipas një burimi në njohuri me çështjen, prodhuesi i veturave nën pronësinë e Musk është në bisedime me liderët e qeverisë rajonale të Valencia-s për të bërë “një investim automobilistik”.

Një zëdhënës nga qeveria rajonale e Valencia konfirmoi se ata kanë mbajtur takime dhe bisedime në lidhje me një “investim të madh në fushën e automobilistikes” me një kompani anonime, duke refuzuar të jap më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit të negociatave, shkruan Arena EV.

Por një burim tjetër konfirmoi se kompania në fjalë është Tesla. Gazeta spanjolle e biznesit “Cinco Dias” citoi disa burime të cilat pretendojnë se investimi në fjalë përfshinë ndërtimin e një fabrike të veturave dhe se shuma totale e këtij investimi mund të arrijë deri në 4.5 miliardë euro.

Qeveria E Valencia-s ka mohuar raportimet se ka arritur përmbylljen e një marrëveshje me Tesla-n, një indikator që tregon se negociatat mes tyre janë duke vazhduar, që do të thotë se ato mund të përmbyllen me një zgjidhje pozitive ose edhe pa një marrëveshje.

Në anën tjetër, Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll bëri një postim në profilin e tij në Twitter në lidhje me këtë çështje, ku shkroi: “Ka ardhur koha. Le ta kuptojmë mirë. Ejani dhe shikoni. Ne mirëpresim investitorët në Spanjë”.

Deri më tani Telsa e ka vetëm një “Gigafabrikë” në Evropë, vendndodhja e së cilës është në shtetin gjerman të Brandengurg, afër Berlinit.

Spanja është prodhuesi i dytë më i madh i veturave në Evropë, dhe investimi në atë vend do të kishte kuptim – duke ditur faktin se Valencia është gjithashtu shtëpia e një fabrike të Ford-it, dhe gjithashtu Volkswagen do ta bëjë një investim në një fabrikë baterish prej 10 miliardë eurosh me kapacitetin e prodhimit prej 40GWh, teksa puna aty do të fillojë nga viti 2026.

Gjithashtu lexoni:

Fundi i një epoke, Golfi dikur i pakontestueshëm – tani po ‘zhduket’ në heshtje nga skena

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Kosova News 10/06/2023 10/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Borussia Mönchengladbach kërkon të transferojë dy vëllezërit binjakë kosovarë
18:25 -15/06/2025
Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore
17:56 -15/06/2025
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”
17:19 -15/06/2025
Gennaro Gattuso emërohet zyrtarisht trajner i Kombëtares së Italisë
16:48 -15/06/2025
Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit
16:40 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?