Lëkundje të tokës janë ndier sot (e martë) në Kosovë.
Disa qytetarë kanë shkruar edhe në rrjete sociale, duke informuar se e kanë ndier tërmetin
Këtë e konfirmon edhe faqja që merret me regjistrimin e tërmeteve në botë.
Sipas EMSC-së në Rumani para pak minutash ka pasur tërmet 5.8 shkallësh.
Po ashtu sipas EMSC-së lëkundjet e këtij tërmeti janë ndier edhe në Kosovë.
