Një tërmet me 2.8 shkallë të rihterit është regjistruar të martën në Kosovë. Dridhjet janë regjistruar në zonën e Ferizajt.
Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, e ka konfirmuar këtë për KOHËN.
Shkalla me magnitudë prej 2.8 të rihterit nuk konsiderohet e madhe, me ç’rast s’ka dëme materiale.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) dha informacione mbi dridhjet.
Dridhje toke janë ndier edhe mesnatën e 12 dhjetorit në Kosovë. Tërmeti pati magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter.
Sipas Qendrës sizmiologjike EMSC, dridhjet u ndien në Prizren rreth orës 2.


