Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin jugor të Filipineve të premten, ka njoftuar Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Nuk ka raporte për viktima por autoritetet kanë paralajmëruar dëme.
Sipas GFZ tërmeti goditi bregun e Mindanaos, në një thellësi prej 60 km. Agjencia gjermane më herët raportoi se magnituda ishte 6.9 ballë.
Agjencia Filipine e Sizmologjisë dhe Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit thanë se nuk pritej një cunami.
Amor Mio, shefi i policisë së qytetit Koronadal, që ndodhet pranë epiqendrës së tërmetit, ka theksuar se nuk kishte raporte për viktima, por zyrtarët po kontrollonin një qendër tregtare që raportohet se ishte dëmtuar.
“Punonjësit u urdhëruan të evakuoheshin për sigurinë e tyre. Sipas policisë në zonë, ka pasur dëme të mëdha, por ne nuk mund të konstatojmë ende me siguri shkallën” tha Mio përmes telefonit.
Drejtori i Agjencia Filipine e Sizmologjisë, Teresito Bacolcol, ka thënë për radion DZRH se intensiteti i tërmetit ishte “shkatërrues, kështu që ne do të prisnim dëme”.
Tërmeti zgjati disa sekonda, tha ai, duke këshilluar banorët që të jenë në gatishmëri për pasgoditje me magnitudë 6.2 ballë.
Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, e cila shtrihet në “Unazën e Zjarrit”, një brez vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor që është i prirë ndaj aktivitetit sizmik.