Shefi i Grupit parlamentari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se dita e mërkurë është ndër ditët më të kobshme të qeverisë së Kosovës e të vendit.
Këtë deklaratë Tahiri e tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke iu referua audio-incizimeve të dala dhe vendimit të kryeministrit Albin Kurti për tërheqjen e 25 për qind të policëve nga objektet komunale në veri.
“Padyshim dita e djeshme është ndër ditët më të kobshme të historisë së qeverisjes dhe vendit tonë. Është dita e kur e mbuloi terri dhe marrja Qeverinë e Kosovës dhe këtë Kuvend… me një vendim që u mor në qeveri dhe me një publikim të një bisede ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe….”, tha ai.
Ai tha se kryeministri ka marr vendim të tërhiqet pas katër muajve në veri dhe e vendosi vendin në mesin e atyre shteteve të sanksionuara.
“Tregona pse u sanksionua qytetarin e Kosovës vetëm me tregu që ki autoritet, e me të djeshmit autoriteti të ka ra përtokë….”, u shpreh Tahiri.
“Trego çka të shty për katër muaj me malltretu një popull një komb”, u shpreh shefi i deputetëve të AAK-së.


