KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Teodoroviq: Vuçiqi e di se Serbia e ka humbur Kosovën, e shfrytëzon për poenë politikë
Politikë

Teodoroviq: Vuçiqi e di se Serbia e ka humbur Kosovën, e shfrytëzon për poenë politikë

Kosova News
Kosova News 21:53 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Akademiku serb, Dushan Teodoroviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e di që “Serbia e ka humbur Kosovën, por se e shfrytëzon për poenë politikë”. Teodoroviq ka akuzuar Vuçiqin se e konsideron veten lider shpirtëror të serbëve.

“Më 24 prill, në fjalimin e tij, Aleksandar Vuçiqi akuzoi zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për ‘rrena e mashtrime’. Nuk e di këtë, sepse s’kam marrë pjesë në takimet mes Vuçiqit dhe zyrtarëve të BE-së, por e di që Aleksandar Vuçiqi, nga fillimi, ka gënjyer dhe mashtruar qytetarët e Serbisë dhe serbët nga Kosova”, ka thënë Teodoroviq në një intervistë për “Danasin”.

Akademiku serb ka thënë se “nuk ka asgjë pozitive” nga pushteti i Vuçiqit.

“Është e qartë se në pikëpamjen e tij, s’ka vullnet politik për t’i zgjidhur problemet në raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në mënyrën e duhur. Gjatë pushtetit të tij autokrat, Prishtina mori Zyrën e Prokurorit, gjykatat, Policinë, pasaportat, zyrat postare, telekomunikimin, doganat, industrinë e energjisë dhe regjistrimin e veturave, por ai ende arrin ta paraqesë veten para një pjese të madhe të paarsimuarve dhe trupit votues nacionalist, si mbrojtës i Kosovës me disa vija të kuqe”, ka thënë Teodoroviq.

Teodoroviq ka thënë se politika e Vuçiqit për Kosovën është vetëm për humbje kohe që ai të rrijë në pushtet sa më shumë.

“Vuçiqi e kupton mirë që Kosova është e humbur qe një kohë të gjatë, por për hir të poenëve politikë ai vazhdon ta luajë rolin e ‘asit të serbëve’ dhe në të njëjtën kohë në mënyrë të fshehtë dhe gjysmësekrete, po kryen ato për çka ka rënë dakord me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Teodoroviq.

Teodoroviq ka kujtuar se “më 1999, Serbia e ka humbur Kosovën ushtarakisht”.

“Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, populli është gënjyer sistematikisht dhe ushqeheshin histori për një lloj raportesh në mes të fuqive të mëdha në të ardhmen, që do të bënin që Kosova të jetë sërish pjesë e Serbisë. Vuçiqi do të kujdesej për serbët nga Kosova, nëse do t’ua thoshte të vërtetën. Dhe e vërteta është para nesh, thjesht jemi të frikësuar ta pranojmë. E vërteta është se sot, më 2023, Kosova është shtet i njohur nga shumica e anëtareve të BE-së, Amerika, Kanadaja, Japonia, Australia, dhe detyra jonë është që në marrëveshje me komunitetin ndërkombëtar, të negociojmë kushtet më të mira për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka shtuar ai.

Sipas Teodoroviqit, po që se Vuçiqi do të kujdesej për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ai do ta nxirrte propozimin për statutin e tij para 10 vjetësh”.

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Kosova News 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?