KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali
RajonSiguri

Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali

Kosova News
Kosova News 22:17 -25/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:30, në zonën Tre Cancelli të qytetit afër Romës.

Raportohet se dy automjete që udhëtonin me shpejtësi të lartë kaluan përpara dy patrullave të policëve civilë.

Njëra prej patrullave ndoqi një nga makinat, e cila u ndalua pak minuta më vonë dhe në të ndodhej një shtetas italian 26-vjeç.

Ndërsa patrulla tjetër filloi ndjekjen e një makine të tipit Fiat 500, që drejtohej nga shqiptari 38-vjeçar.

Gjatë ndjekjes, makina e shqiptarit hyri në një rrugë të paasfaltuar, duke ngritur një re të madhe pluhuri që pengoi dukshmërinë. Në përpjekje për të shpëtuar, automjeti humbi kontrollin, u përplas me një shtyllë telefoni dhe më pas u përmbys.

Pas aksidentit, policia iu afrua për t’i dhënë ndihmën e parë, por, për fat të keq, shqiptari kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake rezulton se në makinën e tij u gjet një çantë me 23 pako që përmbanin gjithsej 25 kilogramë kokainë.

Trupi i viktimës u dërgua në Poliklinikën Tor Vergata për autopsi, ndërkohë që shtetasi italian është arrestuar për posedim droge me qëllim shpërndarje dhe ndodhet në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

Gjithashtu lexoni:

Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare

Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare

Tre shqiptarë humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani

PK: I mituri serb ka pranuar se rrobat e tij ishin ngjyrosur në të kuqe me marker

Bojleri i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Kosova News 25/05/2025 25/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
broken clouds
8° _ 6°
82%
3 km/h
Mon
18 °C
Tue
21 °C
Wed
18 °C
Thu
14 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e ShBA-së po i forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
22:35 -25/05/2025
BMW zbulon M2 CS të shumëpritur
22:14 -25/05/2025
Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare
21:30 -25/05/2025
Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare
20:34 -25/05/2025
Gjermania ashpërson ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona
20:32 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?