Policisë në Skënderaj, iu desh të intervenonte sot për të ndaluar një qytetar i cili me forcë tentonte të futej brenda objektit të këtij institucioni të sigurisë në këtë komunë.
Në pamje vërehet grumbull i të pranishmëve, të cilët me ndihmën e policisë, e tërheqin personin prapa.
Mësohet se i njëjti është familjar i njërit prej të dyshuarve të arrestuar për një rast të mëhershëm të lëndimit trupor.


