Në fshatin Surkish të Podujevës, të shtunën rreth orës 17:00, ka ndodhur një tentim vrasje me pasoja, lëndime të rënda trupore.
Policia e Kosovës raporton se dyshohet që viktima, në rrethana ende të panjohura, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e ditur e rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe se është duke u hetuar nga njësitet policore.


