Një person duke e drejtuar veturën e tij, ka pësuar lëndime trupore pasi disa pëersona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.


