KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tentim vrasja e gruas duke e goditur 8 herë me thikë, eksperti: I akuzuari nuk e ka pasur të humbur aftësinë e të gjykuarit
Siguri

Tentim vrasja e gruas duke e goditur 8 herë me thikë, eksperti: I akuzuari nuk e ka pasur të humbur aftësinë e të gjykuarit

Kosova News
Kosova News 15:33 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tentim vrasja e bashkëshortes duke e goditur tetë herë me thikë, eksperti thotë se i akuzuari nuk e ka pasur të humbur aftësinë e të gjykuarit

Eksperti i psikiatrisë, Ajet Bunjaku, të enjten, ka deklaruar se i akuzuari Muhamet Juniku nuk e ka pasur të humbur aftësinë e të gjykuarit të veprimeve të tij.

Juniku po ngarkohet nga Prokuroria se kishte tentuar ta vrasë gruan e tij duke e therur tetë herë me thikë, në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur.

Duke u përgjigjur fillimisht në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Korab Bokshi, eksperti tregoi se çfarë nënkuptojnë mendimet deluzive të cilat i kanë konstatuar në ekspertizë.

“Mendimet deluzive janë mendime që nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe me rastin konkret kanë të bëjnë me mendime të xhelozisë të të akuzuarit ndaj viktimës në mënyrë të vazhdueshme e për një kohë të gjatë, posaçërisht pas lindjes së djalit”, tha ndër të tjera eksperti.

Avokati Bokshi kërkojë të dijë se a ka pasur mundësi që si pasojë e fyerjes së rëndë dhe mendimeve të tij të xhelozisë të sjellët ai në gjendje të tronditjes së fortë mendore në momentin kritik.

“Dinamika e veprës që është përshkruar në faqen e parë bën fjalë kryekëput të personit i cili ekzaminohet dhe nuk ka të bëjë me të dhëna të tjera në shkresa të lëndës a ka ndodh apo jo ky ofendim nga viktima ndaj të pandehurit nuk mund të themi me siguri dhe të cilën nuk kemi mundur ta gjejmë në shkresa të lëndës, por duke pasur parasysh të gjeturat tona, si në rreshtin e tretë se kemi një labilitet emocional dhe në rreshtin e shtatë me mendime deluzive, një ofendim i tillë mund të ndikonte në veprimet e të akuzuarit në të kuptuarit e veprimeve të tij dhe pasojat e këtyre veprimeve”, ishte përgjigja e ekspertit.

E prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni e pyeti lidhur me konstatimet e ekspertizës, ku kanë konstatuar se llogaritshmëria për veprën ka qenë e ruajtur, për të cilën eksperti tha se nënkupton se një person në atë moment nuk e ka pasur të humbur aftësinë e të gjykuarit të veprimeve të tij.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Drilon Haraçia, sipas propozimit të prokurores, kanë vendosur që edhe njëherë t’i dërgohet ftesa të dëmtuarës përmes Ministrisë së Drejtësisë, Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu, trupi gjykues e ka refuzuar propozimin e të akuzuarit dhe avokatit të tij që t’i ndërrohet të njëjtit masa e sigurisë, derisa seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 29 shtator 2022.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Muhamet Juniku me 31 mars 2021, në parkun e qytetit në Gjakovë me dashja ka tentuar ta privojë nga jeta të bashkëshorten e tij, Rudina Juniku.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme xhelozie dhe po ashtu të disa rasteve të dhunës në familje që i akuzuari ia ka shkaktuar të dëmtuarës, i njëjti sapo e vëren të dëmtuarën tek vendi i lartcekur e përcjell pas e i afrohet, e kap për fyti me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë e nxjerrë thikën nga xhepi, e në prezencën e fëmijëve të moshës 2 dhe 4 vjeç, duke bërtitur “Allahu Ekber” e therë 8 herë me thikë, fillimisht në qafë, ku e dëmtuara bie për tokë dhe tenton të mbrohet me duar, i akuzuari vazhdon duke e therur edhe disa herë në gjoks, brinjë si dhe prapë në drejtim të qafës.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Kjo vepër dënohet jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm, ndërsa në nenin 28 thuhet personi që tenton të kryejë vepër penale dënohet si të kishte kryer veprën penale, mirëpo dënimi mund të zbutet.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?