KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tension në aksin serbo-rus, Zakharova: Dyshoj a është veç një Vuçiç? Ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Bruksel
Rajon

Tension në aksin serbo-rus, Zakharova: Dyshoj a është veç një Vuçiç? Ndryshe flet në Moskë e ndryshe në Bruksel

Kosova News
Kosova News 20:06 -07/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka komentuar deklaratat e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë me një revistë gjermane në lidhje me gatishmërinë e Beogradit për t’i shitur municion Bashkimit Evropian.

Zakharova deklaroi se Moska ka marrë vazhdimisht siguri nga udhëheqja serbe se eksporti i municioneve është nën kontroll të rreptë dhe se armët e prodhuara në Serbi nuk do të dorëzohen në Ukrainë.

“Moska ka marrë vazhdimisht siguri nga udhëheqja e Serbisë se eksporti i municioneve të prodhuara në Serbi është nën mbikëqyrje të rreptë dhe se këto mallra nuk do të dorëzohen në Ukrainë, me qëllim që të parandalohet që Kievi t’i përdorë ato kundër ushtarëve tanë”, tha Zakharova në një konferencë për mediat.

Duke folur për deklaratat publike kontradiktore të presidentit serb, Zakharova shtoi se i duket sikur flasin disa Vuçiç të ndryshëm, për shkak të qëndrimeve të tij jokoherente për raportin me Moskën dhe Brukselin.

“E dini, kur lexoj të gjitha ato intervista të Presidentit të Serbisë, pyes veten nëse vërtet ekziston vetëm një President Vuçiç, sepse të jepet përshtypja se këto intervista jepen nga njerëz krejtësisht të ndryshëm. Dëgjojmë deklarata të caktuara kur ai është në Moskë dhe krejtësisht të ndryshme kur flet nga pika të tjera gjeografike. Unë po flas vetëm për atë që është në sferën publike. Ndoshta media ka raportuar gabimisht diçka, por në atë rast duhet të ketë një shpjegim nga zyra e shtypit e presidentit”, theksoi Zakharova.

Ajo kujtoi se pala ruse në nivelin më të lartë ka marrë vazhdimisht siguri nga Beogradi për respektimin e neutralitetit dhe kontrollin e eksporteve të armëve.

“Sinqerisht, disa herë, dhe në nivelin më të lartë, kemi marrë deklarata nga udhëheqja e Serbisë se eksporti i municioneve serbe kontrollohet rreptësisht dhe se këto mallra nuk do të përfundojnë në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet përdorimi i tyre kundër ushtarëve tanë”, theksoi zëdhënësja e MPJ-së ruse.

Ajo gjithashtu i kujtoi Beogradit se “ushtarët rusë i kanë ardhur vazhdimisht në ndihmë popullit vëlla, serb“.

“Refuzoj të marr në konsideratë jo vetëm mundësinë, por edhe vetë mendimin se ushtarët rusë, të cilët historikisht dhanë zemrat e tyre – në çdo kuptim të fjalës – duke dhënë jetën e tyre ose duke shprehur dashuri dhe besnikëri ndaj vëllezërve të tyre serbë, mund të goditen ose vriten nga armët, municionet dhe granatat serbe”, përfundoi Zakharova reagimin e saj.

Më parë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) njoftoi se Beogradi dyshohet se dërgoi municione në Kiev, pavarësisht qëndrimit të tij të shpallur neutral.

Pas kësaj, Vuçiç deklaroi se “të gjitha dërgesat e kontestuara do të anulohen nëse ka dyshime në lidhje me dokumentacionin ose përdoruesin përfundimtar“. Më 23 qershor, ai njoftoi se Serbia ka pezulluar eksportin e municioneve dhe se do të kërkohen vendime të posaçme për çdo dërgesë të ardhshme jashtë vendit. 

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/11/2025 07/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?