KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Temperaturat e larta në Kosovë, mjekja tregon si të veproni nëse goditeni nga të nxehtit
Shëndetësi

Temperaturat e larta në Kosovë, mjekja tregon si të veproni nëse goditeni nga të nxehtit

Kosova News
Kosova News 20:51 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditët e nxehta të verës mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje për mos ekspozim të gjatë në rrezet e diellit. Thirrja iu drejtohet kryesisht qytetarëve që janë në moshë të shtyrë, atyre me probleme shëndetësore kronike fëmijëve.

Drita Gashi – Peqani, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se ngritja e temperaturave i ka shtuar edhe më shumë pacientët që kërkojnë ndihmë nga goditja solare.

“Në momentin që rriten temperaturat në ambient të jashtëm, rritet edhe numri i pacientëve, sepse vijnë këtu me ankesa të ndryshme sidomos me ngritje dhe ulje të tensionit arterial. Në momentin që ndodh kjo lëkura është e skuqur dhe e ngrohtë, pacientët kanë marramendje dhe humbje të vetëdijes. Nëse personi gjendet drejtpërdrejtë në rreze të diellit, të tërhiqet në hije dhe të kërkohet ndihma mjekësore ”, tha ajo.

Drita Gashi – Peqani, mjeke në QKMF – Prishtinë

Gashi-Peqani tha që personat e moshuar, fëmijët dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme të ruhen nga rrezet e forta të diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.

“Duhet të kenë shumë kujdes që në këtë kohë të mos ekspozohen në rrezet e forta të diellit, nga ora 10:00 deri në ora 17:00. Nëse patjetër duhet të dalin të moshuarit në mes të kësaj kohe, atëherë patjetër të bartin kapela mbrojtëse, të jenë të veshur me rroba nga pëlhurat dhe me ngjyra të hapura. Të  konsumojnë sa më shumë ujë, deri në tetë gota apo dy litra, pa marrë parasysh a janë të etur apo jo, që të mos vihet deri të dehidrimi”, rekomandoi ajo.

Mjekja deklaroi se temperaturat e larta mund të ndikojnë keq edhe në shëndetin e grave shtatzënave.

“Temperaturat të cilat po mbizotërojnë ditëve të fundit janë temperatura shumë të larta. Sidomos për personat që kanë imunitet të dobësuar dhe kanë ndonjë sëmundje kronike si ato kardio-vaskulare të zemrës, respiratorë të mushkërive, sëmundje renale dhe diabeti. Për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, mund të jetë shkak për keqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore”, theksoi Gashi-Peqani.

Dehidratimi është ajo që ndodhë nga goditja solare apo nga dielli, mirëpo edhe marramendja, skuqja e lëkurës janë disa prej simptomave të një goditje të tillë, sipas doktoreshës Drita.

“Kur ndodhë dehidratimi kemi skuqje të lëkurës, marramendje molisje dhe kjo mund  të dërgojë edhe te influenca renale për shkak të goditjes solare. Pacientë me goditje të fortë solare nuk kemi pasur, mirëpo me simptoma të përgjithshme si ngritje dhe ulje e tensionit arterial”, përfundoi ajo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me disa rekomandime mbrojtëse për qytetarët për shkak të temperaturave të larta.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit, përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

TAGGED: Drita Gashi – Peqani
Kosova News 20/07/2022 19/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?