Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor Gjilan ka njoftuar se gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifikuar dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, kurse tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësinë në 90 km/h .
Bëhet e ditur se ndaj dy kundërvajtësve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjasht (6) muaj, ndërsa ndaj kundërvajtësit tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre (3) muaj.


