Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit, më datë 11 mars 2023 në Prizren ka shqiptuar gjobë 500 euro një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h.
Bëhet e ditur se i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.


