KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Teherani do të digjet”, Netanyahu kërcënon Iranin drejtpërdrejt në një fjalim televiziv – paralajmëron sulme më të ashpra
Botë

“Teherani do të digjet”, Netanyahu kërcënon Iranin drejtpërdrejt në një fjalim televiziv – paralajmëron sulme më të ashpra

Kosova News
Kosova News 21:21 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat ajrore izraelite kishin shkaktuar “dëme serioze” në centralet bërthamore iraniane dhe pretendoi se udhëheqësit iranianë po “po përgatisin valixhet” përballë fushatës ushtarake që po vazhdon.

Në një fjalim televiziv, Netanyahu kërcënoi të përshkallëzonte më tej sulmet, duke i dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë Teheranit.

“Në një të ardhme shumë të afërt do të shihni averoplanë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite mbi qiellin e Teheranit, ne do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahut, dhe ajo që ata kanë ndjerë deri më tani nuk është asgjë në krahasim me atë që do të ndiejnë nën ndikimin e forcave tona në ditët në vijim”, deklaroi ai.

“Unë flas me udhëheqësit botërorë çdo ditë. Dhe ata shprehin, do të thoja, një admirim të jashtëzakonshëm si për vendosmërinë e shtetit të Izraelit ashtu edhe për arritjet e mëdha të luftëtarëve tanë, dhe ka arsye për të qenë vërtet krenarë për ta dhe ju duhet të jeni krenarë edhe për veten tuaj. Ne jemi në një betejë fatale për ekzistencën tonë. Ne do të luftojmë derisa të arrijmë fitoren”, përfundoi Netanyahu.

Menjëherë pas këtij fjalimi, mediat izraelite raportuan se skuadrilje aeroplanësh luftarakë izraelitë ishin ngritur nga bazat e tyre në rrugën drejt Iranit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, fjalimi sfidues vjen mes raporteve kontradiktore në lidhje me shkallën e dëmit.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se sulmet në vendet bërthamore në Natanz dhe Isfahan arritën t’i dëmtonin ato “në mënyrë të konsiderueshme”.

Megjithatë, Irani deklaroi se ndikimi është i kufizuar, ndërsa pranoi ende vdekjen e nëntë ekspertëve në sulme.

Netanyahu e justifikoi operacionin duke pretenduar se nëse Izraeli nuk do të kishte vepruar, Teherani po planifikonte t’u jepte armë bërthamore “të dërguarve të tij terroristë”.

Duke shtuar se operacioni ka “mbështetje të qartë” nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, Netanyahu u zotua të vazhdonte sulmet.

Konflikti në përshkallëzim ka prishur drejtpërdrejt bisedimet e planifikuara bërthamore midis SHAB-së dhe Iranit.

Negociatat vendimtare, të cilat ishin planifikuar të fillonin në Oman të dielën, janë anuluar, me zyrtarët iranianë që e quajnë dialogun “të pakuptimtë” në dritën e sulmeve izraelite.

Gjithashtu lexoni:

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë

Shpërthen zjarri në fushën e gazit në Iran, më e madhja në botë

Izraeli vret këshilltarin më të lartë të Iranit

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?