KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, sa shpesh jepen deklarime të rreme në Gjykata?
Tjera

“Të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, sa shpesh jepen deklarime të rreme në Gjykata?

Kosova News
Kosova News 14:41 -11/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“I ndërgjegjshëm për rëndësinë e dëshmisë sime dhe përgjegjësinë time ligjore, solemnisht betohem se do të them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe se nuk do të fsheh asgjë për të cilën kam dijeni”, në momentin kur thuhet ky tekst nga secili person në një procedurë gjyqësore dhe nuk thuhet e vërteta,  atëherë konsumohet vepra penale “Deklarimi i rremë nën betim”.

“Deklarimi i rremë nën betim”, është vepër penale e cila sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës në kapitullin e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike.

Pa dyshim se një dëshmi e rreme në një procedurë gjyqësore është krim, pasi një gënjeshtër në procedurë mund të ketë pasoja të rënda sepse me një dëshmi të rreme rrezikohet të prishet objektivi dhe parimi bazë i sistemit të drejtësisë e që është zbulimi i së vërtetës.

Kryerësit të kësaj vepre penale mund të jenë palët të cilat janë të involvuara në një procedurë gjyqësore, duke përfshirë dëshmitarët, ekspertët, përkthyesit dhe interpretët.

Sipas komentarit të Kodit Penal të Kosovës, ana subjektive e kësaj vepre penale është se kryhet vetëm me dashje. Kryerësi i kësaj vepre nënshkruan, përkatësisht jep dëshmi të rrejshme edhe pse është nën betim si dhe është i vetëdijshëm se po i fshehë faktet relevante përkundër betimit se do të deklarojë për çdo fakt relevant në dobi të procedurës përkatëse.

Pra, dëshmitari, eksperti apo kushdo që përballë gjykatës jep dëshmi të rreme me qëllim për të mashtruar gjykatën apo për ndonjë qëllim tjetër të mashtrimit.

Në seanca gjyqësore, shpeshherë ngriten pretendime se persona të caktuar në procedurë nuk po e thonë të vërtetën, përkundër kësaj përgjatë tri viteve të fundit, prokuroria nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për veprën penale “Deklarim i rremë nën betim”.

“Ju njoftoj se zyra për statistika grumbullon te dhëna statistikore për lëndët e korrupsionit , dhe po ashtu edhe sipas veprës penale te cilësuar nga prokurori, por për vitet 2019, 2020, dhe 2021 nuk ka asnjë Aktakuzë te ngritur për nenin ne fjalë” thuhet në përgjigjën e Këshillit Prokurorial të Kosovës për “Betimi për Drejtësi”.

Ndonëse nga Prokuroritë Themelore përgjatë këtyre viteve nuk është ngritur asnjë aktakuzë për këtë vepër, prokurorët nuk përtojnë që në gjykime të ngritin pretendime dhe të vënë në dyshim kredibilitetin e palëve në procedurë.

“Ky dëshmitar nuk është kredibil, nuk po e thotë të vërtetën’’, kishte deklaruar prokurorja e Krimeve të Rënda e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Besa Limani, në njërën prej seancave kur po dëshmonte dëshmitari M.R, në rastin ku Bali dhe Baki Reçica, gjykoheshin se kanë vrarë djalin e dajës së tyre. Përkundër kësaj, prokurorja nuk kishte paralajmëruar se do merrte ndonjë veprim ndaj dëshmitarit në fjalë.

Procedurë penale kishte paralajmëruar prokurorja Ilirjana Ҫollaku, ndaj ndaj dëshmitarit të mbrojtjes M.Ҫ, me pretendimin se i njëjti gjatë seancës ka dhënë deklarim të rrejshëm.

“Pas dëgjimit të kësaj dëshmie unë e njoftoj gjykatën se ndaj personit të paraqitur si dëshmitar i rastit i cili sapo u dëgjua, në vijim të këtij shqyrtimit gjyqësor do të arsyetoj arsyeshmërinë e inicimit të procedurës penale për veprën penale deklarim i rremë, sanksionuar më Kodin Penal”, ishte shprehur prokurorja pasi kishte dëgjuar deklaratën e dëshmitarit në fjalë.

Përveç prokurorëve, shpeshherë edhe avokatët ngritin dyshime për vërtetësinë e dëshmive të dhëna nga dëshmitarët dhe personat tjerë në procedurë.

Avokatja Kosovare Kelmendi e kishte quajtur “bilbil”, dëshmitarin Xh.R i cili po jepte dëshminë e tij për njërën ndër vrasjet më mizore të pasluftës, i njohur si rasti ‘Çekiçi’. Avokatja e të akuzuarit kishte thënë se dëshmitari është jokredibil dhe se duhet të vërtetohet nëse ato që ai po i deklaronte janë sajime në kokën e tij.

Edhe pse në tre vitet e fundit nuk është ngritur asnjë aktakuzë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) thotë se për periudhën 2019-2021, kanë qenë 19 lëndë në procedurë për “deklarimit të rremë nën betim”.

“Lëndët në punë dhe të zgjidhura prej vitit 2019 deri 2021 janë: Lëndë në punë  janë katërmbëdhjetë (14). Lëndë të zgjidhura  pesë (5)”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në janar të këtij viti.

Por, si parashihet dënimi për këtë vepër penale?

Kodi Penal në fuqi ka paraparë dënim me gjobë apo me burgim, me maksimumin prej pesë vitesh për deklarim të rremë nën betim.

“Kushdo që pasi të ketë dhënë betimin pranë organit kompetent për të administruar dëshmitë e dhëna nën betim ose betimet dhe pastaj nënshkruan dëshminë nën betim ose deklaron diç që nuk beson se është e vërtetë ose me dijeni fsheh ose shmang nga deklarimi ndonjë çështje relevante për procedurën, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet”, parashihet në paragrafin 1 të nenin 383 të KPRK-së.

Ndërsa, sipas paragrafit 2 nëse deklarata nga paragrafi 1, i nenit 383 është dhënë gjatë procedurës penale, kryerësi dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Kodi përkatës ka paraparë edhe zbutje të dënimit për kryerësin e kësaj vepre penale, kur i njëjti vullnetarisht e tërheq deklaratën e tij para fundit të dëshmisë së tij.

“Betimi për Drejtësi”, ju sjell disa nga raste e monitoruara nga kjo natyrë e veprave penale:

“Betohem që kurrë në jetë nuk kam deklaruar rrejshëm, ndihem shumë keq edhe vetëm kur dëgjoj se po akuzohem për deklarim të rremë”, kishte thënë i akuzuari Abdullah Zeqiri për deklarim të rrejshëm nën betim.

Këtë deklarim të të akuzuarit Zeqiri, e ka vërtetuar edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, duke e liruar të njëjtin nga akuzat për deklarim të rrejshëm nën betim.

Mirëpo, sipas aktit akuzues të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Abdullah Zeqiri thuhej se më 8 tetor 2014, në seancën e shqyrtimit gjyqësor në procedurën penale të mbajtur në sallën e kinemasë “ABC”, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që ka dhënë betimin solemnisht para kryetarit- trupit gjykues dhe duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për detyrimin e tij për të treguar të vërtetën, duke iu përgjigjur pyetjeve që lidheshin me transportimin e dhjetë personave të ndaluar nga qendra e ndalimit, kishte deklaruar rrejshëm.

Ai kishte thënë se “unë madje nuk e kam ditur se kë po e shoqëronim…Unë vetëm e di se rreziku nuk ishte i lartë…Ne vet duhet të siguronim transportin dhe nuk kishin asnjë ide se ku po transportonim. Unë vetëm e pata një thirrje telefonike nga eprori… Kur e vlerësova atë gjatë shoqërimit, unë konsiderova se rreziku është mesatar…Nuk ishte një rast i ndjeshëm. Ishte një rast normal…”.

Tutje, në aktakuzë thuhej se i akuzuari kishte ndryshuar me dijeni deklaratën e tij duke fshehur pjesë nga dëshmia e tij e dhënë në cilësi të dëshmitarëve, ashtu që duke iu shmangur deklaratës së tij të dhënë më 22 mars 2013, gjatë marrjes në pyetje në procedurën paraprake, para prokurorit të EULEX-it, ka deklaruar:

“…Ne jemi të vetëdijshëm me situatën që kemi në këtë vend dhe ne donim ta parandalonim diçka të keqe që mund të ndodhte,… sidomos kur kemi të bëjmë me anëtarët e etnitetit tjetër, ne na kërkojnë të jemi shumë vigjilentë…unë i udhëzova ata që kanë për t’i transportuar ata nga qendra e paraburgimit për në gjykatën për Kundërvajtje dhe unë i udhëzova ata që të jenë vigjilentë se asgjë e keqe nuk duhet të ndodh me ta…”.

I akuzuari po ashtu thuhet se kishte deklaruar se “Unë e emërova kreun e grupit dhe secili i di detyrat e tij… ata u quan në gjykatë… gjatë vizitës sime atje, unë nuk kam vërejtur asgjë të gabuar…mbaj mend që ai më tha se ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm  pasi ne kemi të bëjmë me transportimin e disa të burgosurve…ai më kërkoi për ta kryer këtë transportim siç duhet, ai tha me telefon dhe po ashtu erdhi për të më takuar mua personalisht. Ai është njeri që gjithmonë përpiqet të jetë konciz…”, me çka ka fshehur dhe shmangur çështjen relevante për procedurën penale që po zhvillohej.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Deklarim i rremë nën betim” nga neni 391, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Ndonëse ky rast nuk ka qenë për deklarim të rrejshëm nën betim, i akuzuari J.D duke pasur cilësinë e dëshmitarit, kishte dhënë një deklarim të rremë në Polici.

Ai ishte shprehur se ndjehet i penduar dhe se për shkak të disa rrethanave jetësore ishte i detyruar të jepte deklarim të rremë.

J.D akuzohej se në korrik të vitit 2020, në cilësinë e dëshmitarit, jep deklarimin e rremë, në Stacionin Policor në Pejë. Ai kishte deklaruar në polici se nuk ishte në punë në ditën kur kishte ndodhur lëndimi i disa punëtorëve në mesin e të cilëve i lënduar ishte edhe vet ai.

Sipas aktakuzës, më 8 prill 2015, në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Krimeve të Rënda, i pandehuri A.Zh në cilësinë e dëshmitarit nën betim, gjatë mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor ka deklaruar rrejshëm duke fshehur të vërtetën si dhe duke shmangur deklarimin për çështjen relevante në procedurë.

Meqenëse, në deklaratat e mëparshme është paralajmëruar se ka për detyrë të thotë të vërtetën,  në të kundërtën nëse nuk e tregon të vërtetën mund të ndiqet sipas nenit 390 ose 391 të KPRK-së, e meqenëse i njëjti edhe gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor u njoftua me këtë detyrim, ai në tërësi deklaroi të kundërtën që ka deklaruar në deklaratat e mëhershme në polici më 19 shtator 2017 dhe 14 mars 2018 dhe meqë ka ndryshim të deklaratave të tij dhe i njëjti është i detyruar ta thotë të vërtetën, atë e kam ndaluar që të vijë në zyrën time të jap një deklaratë”, kishte thënë prokurori Ibrahimi.

Një veprim i tillë, prokurori e kishte marrë pasi që dëshmitari ishte është dëgjuar në seancë dhe ishte ballafaquar me deklaratat e tij të dhëna në polici.

Se do të ndiqej penalisht për ndryshim të deklaratës, e kishte paralajmëruar edhe prokurori Rasim Maloku dëshmitarin B.Sh

Ky i fundit, në dëshminë e tij gjatë një gjykimi kishte thënë se ajo çfarë ka deklaruar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), nuk është e vërtetë, ndërsa dëshmia e dhënë nga ai në të shqyrtim gjyqësor është e vërtetë.

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca paraqitën kallëzim penal për deklarim të rremë nën betim ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli lidhur me rastin “Syri i Populli”.

Për deklarim të rremë nën betim, në vitin 2019, tash Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Kryeparlamentari Glauk Konjufca iu kishin drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku kishin bërë kallëzim penal ndaj ish-Presidentit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Këtë kallëzim e kishin bërë me pretendimin se më 28 dhjetor 2018 kanë deklaruar rrejshëm nën betim në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës organizata “Syri i popullit”, ku kanë deklaruar se Kurti e Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.

Kryeministri Kurti, atëkohë shef i grupit parlamentar Vetëvendosje, kishte deklaruar se pret që ky kallëzim penal të shndërrohet në aktakuzë dhe se pret që Thaçi e Veseli të dënohen për një vepër të tillë.

Gjithashtu lexoni:

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

BMW M: Po punojmë në një model të ri super sportiv

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet në ankand për 300,000 £

TAGGED: DEKLARATA, Gjykata
Kosova News 11/07/2022 11/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?