Policia ka regjistruar një rast si “vrasje në tentativë” në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes.
Ankuesi i ka thënë Policisë se dy persona kanë shtënë me armë afër shtëpisë së tij, ku janë gjetur edhe gëzhojat.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.


