KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Të ribashkuar në vatrën e dijes”
Lajme

“Të ribashkuar në vatrën e dijes”

KosovaNewss
KosovaNewss 18:10 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Brezi i parë i nxënësve të shtëpive shkolla të Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë kanë ndarë mirënjohje për banorët e fshatit Loxhë, të cilët në periudhën e rëndë për arsimin shqip hapën shtëpitë e tyre dhe i bënë shkolla.

Nxënësit e gjeneratës 1991/1995 kanë falënderuar të gjithë mësimdhënësit që kontribuuan në atë periudhë të vështirë.

Lexoni shkrimin e plotë:

Së bashku i rezistuam vendimeve të pushtetit serb, shkollimi nuk u ndal, shtëpia u bë shkollë, dhoma u bë klasë, mësimdhënësi e ndoqi misionin dhe betimin e tij, nxënësi i rrudhi këmbët dhe e afroi shokun/shoqen në dhomën e ngushtë, dyshemeja u bë bankë, dera u shndërrua në tabelë, frika në guxim, ëndrrat veç u shtuan edhe pse dyert e shkollës nuk i gjetëm të hapura e para tyre gjendeshin forcat policore që na ndalonin hyrjen në hapësirat shkollore. Rrahje e maltretime te nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve qe s’kërkonin asgjë më shume se të drejtën e shkollimit ne gjuhen amtare.

Ata që angazhoheshin në këtë sistem e sfiduan frikën por jo edhe sistemin…Jemi dëshmitarë të kësaj periudhe të errët që e ujitëm me dëshirën e madhe për shkollim dhe nuk ndaluam asnjëherë.

Mësimi bëhet në çdo formë, në çdo vend, atëherë kur dëshira për dije është e madhe. Të mbledhur bashkë si brezi sypatrembur ndaj regjimit dhe të etur për dije, ku për fatin tonë shtëpia u bë shkolla jonë, sot pas gati tri dekadave mirënjohjeje e falënderime për vendasit e Loxhës, bashkërisht si gjeneratë kemi vendosur ta japim edhe një shenjë simbolike si mirënjohje e përhershme ndaj qytetarëve të fshatit Loxhë, që nuk hezituan t’i hapin dyert e shtëpive për ta fituar vulën e përjetshme të guximit dhe bujarisë që e shfaqën përmes këtij veprimi.

Takimet tona janë të përvitshme dhe të qëllimshme përpos mallit dhe kujtimeve që i ndajmë së bashku,  ku një pjese e tretur  rrugëve te gurbetit, disa vdekja na i mori por sot u mblodhëm me misionin për ta shpalosur vlerësimin tonë ndaj atyre që dikur na dhanë kurajën për rrugëtimet e ardhshme të jetës.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

KosovaNewss 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?