KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të pezulluarin pas sanksionimit nga SHBA-ja, MMPHI-ja e emëron sërish drejtor
Siguri

Të pezulluarin pas sanksionimit nga SHBA-ja, MMPHI-ja e emëron sërish drejtor

Kosova News
Kosova News 13:00 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nexhat Krasniqi, drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili ishte pezulluar nga kjo detyrë, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën në listën e sanksioneve, është caktuar përkohësisht në pozitën e Drejtorit të departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri.

Kjo është bërë më një vendim të sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie.

“Nexhat Krasniqi, i pezulluar me vendimin nr. 8434 të datës 03.11.2023, nga pozita e drejtorit të Divizionit të prokurimit të cilën e mban sipas aktemërimit, caktohet përkohësisht drejtor i Departamentit të infrastrukturës rrugore, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në vendim.

Koha ka kërkuar një përgjigje nga Ministria lidhur me këtë vendim dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.

Nexhat Krasniqi, drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, ishte pezulluar nga detyra, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën në listën e sanksioneve.

DASH-i njoftoi më 3 nëntor se Krasniqi është sanksionuar “për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh”. Siç ka thënë DASH-i, “Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”.

Krasniqi në vitin 2015 ishte dënuar me 25 muaj burgim pasi u gjet fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e Parkut të Biznesit në Drenas.

Krasniqi kishte qenë edhe në departamentin e prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Emri i Krasniqit ishte përmendur edhe në rastin gjyqësor për keqpërdorime në Ministrinë e Telekomunikacionit kur atë e drejtonte Fatmir Limaj. Në aktakuzë dyshohej se Krasniqi dhe Limaj kishin krijuar një grup të organizuar kriminal dhe kishin keqpërdorur autoritetin zyrtar dhe kishin marrë ryshfet duke favorizuar një kompani në procesin e prokurimit. Por, Krasniqi ishte liruar nga akuzat.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Bllokimi i konstituimit të Kuvendit është paradoksal

Krasniqi: Kurti po tallet, kaloi një muaj e s’kemi Kuvend, nëse kjo s’është krizë s’e di çka po flet ai

Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstititum të Kuvendit

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

Haziri: S’ka vakum institucional, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit s’mund të ndahet nga marrëveshja për qeverinë

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Bllokimi i konstituimit të Kuvendit është paradoksal
11:08 -11/05/2025
Krasniqi: Kurti po tallet, kaloi një muaj e s’kemi Kuvend, nëse kjo s’është krizë s’e di çka po flet ai
10:57 -11/05/2025
Edhe vazhdimi i 14-të dështim, pasnesër përpjekja e 15-të për konstititum të Kuvendit
10:50 -11/05/2025
Vjen reagimi i Trumpit pasi Zelensky pranoi propozimin e Putinit
10:36 -11/05/2025
“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj
10:29 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?