Nga 31 korriku deri më 4 gusht 2022 në Prizren do të mbahet edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, “Prizrenfest”.
Festivali hapet të dielën në orën 20:00 në Kino Lumbardhi me shfaqjen, “To nikad nigdje nije bilo” të Teatri Nacional të Sarajevës.
Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se në këtë edicionit të “Prizrenfest” do të jepen shfaqje teatrore nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Italia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania.
Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si:
Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, , Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur është i themeluar nga artistët: Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku.