KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre
Siguri

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre

Kosova News
Kosova News 16:27 -31/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësisa për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë para dy ditësh në aksionin e koduar “Patenta” arrestuan gjithsej 11 persona, duke goditur një rrjet të dyshuar për korrupsion në sistemin e pajisjes me patentë-shofer në disa qytete të Kosovës.
Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorime të rënda me procesin e testimit dhe dhënies së lejeve të vozitjes në në qendrat e Patent Shoferëve në komunën e Gjilanit dhe Gjakovës.
“Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë të cilët dyshohen se me qëllim që kandidatët të pajisen me patentë shofer kanë kërkuar para ryshfet, gjatë së cilës u kanë mundësuar atyre të pajisen me patentë shofer në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

KosovaNews mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Kamer Shabani, Drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, dhe Sadri Sutaj ekzaminer.

Kamberi e Sutaj duken të jenë përkrahës të AAK-së dhe të afërt me kryetarin e saj Ramush Haradinaj madje në faqen zyrtare në facebook Haradinaj në janarin e këtij viti ishte për vizitë në shtëpinë e Drejtorit të Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë Kamer Shabanaj.

“Bujaria e familjeve shqiptare mbetet gjithmonë frymëzuese. Në Dobrixhë të Gjakovës, pata kënaqësinë të jem me Shejh Xhemajliun, te familja punëtore dhe atdhetare e Kamer Shabanaj. Faleminderit për mikpritjen!” ka shkruar Haradinaj në facebook

Ndërkohë edhe i arresutuari tjetër Sadri Sutaj me pozitë ekzaminer ka publikuar në facebook fotografi me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

“Inspirim i çdo qelize që frymon Shqip” ka shkruar Sutaj në përshkrimin e fotos me Ramush Haradinaj.


Policia njoftoi se gjatë kontrollit janë sekuestruar prova, përfshirë një pushkë AK47, dy revole, fishekë të kalibrave të ndryshme, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane), telefona mobilë, kompjuterë, USB dhe dokumente të tjera të rëndësishme për rastin.

Poashtu në nëntorin e vitit të kaluar Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj pati arrestuar kryetaren e AAK-së në Kaçanik njëherit drejtoresh e kësaj komune për dallavere me patent shofer.
Për ketë rast pati raportuar ekskluzivisht portali KosovaNews.

Arrestohet kryetarja e degës së AAK-së-Drejtoresha e Komunës së Kaçanikut, së bashku me djalin e saj u morën shuma të mëdha kandidatëve për patent shofer

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë

Aksident trafiku në rrugën Drenas–Skenderaj, humb jetën një 24-vjeçare

Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda

Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve

Presidentja Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

Kosova News 31/05/2025 31/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit
22:48 -01/06/2025
Spiropali merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Prishtinë
22:33 -01/06/2025
Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë
22:08 -01/06/2025
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n
21:12 -01/06/2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK-u
20:07 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?