KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tatimi në pronë, Ministria e Financave del me një njoftim për qytetarët e Kosovës
Ekonomi

Tatimi në pronë, Ministria e Financave del me një njoftim për qytetarët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:25 -24/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve  (MFPT) njofton qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

MFPT njofton se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. 

Tutje thuhet se Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.

“Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”, thuhet nga ministria,m raporton KosovaNews.

Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim:

?kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);

?intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme;

?anketime të pronarëve të pronave;

?intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral;

?vlera të pronave që janë shpronësuar;

?të dhëna të qirave; dhe

?të dhëna nga kompani të ndërtimit.

LINKU:  https://tatimineprone-rks.org/vleresimi   

MFPT thekson se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave.

“Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”.

LINKU: https://tatimineprone-rks.org/…/tatimi…/tatimi-ne-toke  

Me rastin e vlerësimit të pronave rezidenciale, duke u bazuar në vlerën e tregut, në vegëzën e mëposhtme mund të gjeni raportet e vlerësimit të pronave rezidenciale për secilën komunë.

LINKU: https://tatimineprone-rks.org/publ…/raportet-dhe-te-tjera  

MFPT shton se për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën tuaj udhëzoheni të drejtoheni pranë Komunës për të paraqitur ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Hyn në funksion dhe njësia A3, Rizvanolli falënderon punonjësit dhe menaxhmentin për punën vetëmohuese

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 24/01/2023 24/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan
16:14 -23/06/2025
Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë
15:56 -23/06/2025
KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese
15:32 -23/06/2025
Policia në Gjakovë sekuestron 53 motoçikleta
15:06 -23/06/2025
Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
14:33 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?