KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Tash kemi rritje ekonomike e stabilitet institucional”, kryeministri Kurti liston arsyet pse nuk duhet lënë Kosovën
Politikë

“Tash kemi rritje ekonomike e stabilitet institucional”, kryeministri Kurti liston arsyet pse nuk duhet lënë Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:59 -14/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 55-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka numëruar një mori arsyesh për të cilat sipas tij nuk duhet të lëshohet Kosova.

Ai ka thënë se tashmë vendi ka rritje ekonomike e stabilitet institucional me qeverisje të duhur e me sundim të ligjit duke thënë se këto nuk janë vetëm arsye për të mos lënë Kosovën por edhe për ata që janë jashtë vendit të kthehen në atdhe.

“Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsye jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për tu kthyer në atdhe”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.

“Në këtë gjashtëmujor të parë filloi edhe regjistrimi i energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës, dhe inkasimi për konsum të energjisë. Në fushën e energjisë patëm hapa të rëndësishëm, sa janë edhe historike. Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, ka potencuar Kurti.

Në fjalimin e tij, shefi i ekzekutivit ka falënderuar edhe popullin për siç thotë ai mbështetjen e dhënë.

Kurti ka theksuar se populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por sipas tij, politika e politikanët s’kanë kuptim pa popullin.

“Populli ia del edhe pa politikën e qeveritë, por politika e politikanët, qeverisja e kuvendi, nuk kanë as kuptim pa popullin, në shërbim të së cilit është Lëvizja jonë e dashur, Vetëvendosje”, ka vijuar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Avokati Tomë Gashi demanton shpifjet e mediave: ambasadori Martin Berishaj nuk ka shtetësi të Serbisë

Kosova News 14/07/2024 14/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive
17:05 -11/07/2025
Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë
17:03 -11/07/2025
Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë
16:59 -11/07/2025
Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës
16:53 -11/07/2025
“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë
16:39 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?