Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.
Ky takim mbahet me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani.
Gërvalla u shpreh optimiste se ky takim do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës.
“Pritshmëri të mëdha përpara Takimit të Ministrave të Jashtëm sot në Berlin me ftesë të MPJ-së gjermane. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.
Great expectations ahead of the #BerlinProcess Foreign Ministers Meeting today in #Berlin at the invitation of ?? MFA @ABaerbock. ?? prepared intensely in order to make this meeting a success. We are optimistic that it will produce concrete results for our citizens. pic.twitter.com/B2pEDvEPVR
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 21, 2022