KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimet për dinarin në Bruksel, Kusari-Lila: Janë diskutuar transferet që vijnë si ndihmë nga Serbia, jo çështje tjera
Politikë

Takimet për dinarin në Bruksel, Kusari-Lila: Janë diskutuar transferet që vijnë si ndihmë nga Serbia, jo çështje tjera

Kosova News
Kosova News 15:06 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se në Bruksel është diskutuar sa i përket çështjes së transfereve të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë e që vijnë si ndihmë nga Serbia.

Përveç kësaj ajo ka thënë se çështje të tjera nuk pritet që do të diskutohen në këtë takim.

Të hënën në Bruksel janë zhvilluar takime të ndara mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me delegacionit serb të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq dhe delegacionin kosovar të kryesuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Diskutimet për dinarin: Lajçak takon ndaras delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Deputetja Kusari Lila ka thënë se për t’u vendosur komunikim dhe mënyrën e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë deri tani këto transfere, është duke u diskutuar në Bruksel dhe se përtej kësaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së.

“Vetëm siç e dini çështja e dinarit ka të bëjë edhe me transferet të cilat janë të dedikuara për komunitetin serb në Kosovë që vijën si ndihmë nga Serbia. Përderisa është e paraparë edhe në ligjin për menaxhimin e financave të pushtetit lokal, që parashihet që këto transfere bëhen zyrtarisht përmes llogarive të veçanta. Për tu vendosur ky komunikim dhe kjo mënyre, e cila do të jetë tërësisht ndryshe prej asaj se si janë bërë transferet po diskutohet, përtej asaj nuk ka çka tjetër të diskutohet në raport me rregulloren e BQK-së. BQK-ja është institucion i pavarur i zgjedhur sipas ligjeve në fuqi prej Kuvendit të Republikës, i raporton Kuvendit, prandaj e vetmja çështje e cila diskutohet mund të jetë transferi i mjeteve që behën nga nja Bankë që në Serbi quhet Banka Popullore tek Banka Qendrore e Kosovës”, ka thënë  për EO, Kusari-Lila.

Ajo duke ju përgjigjur kritikave të opozitës se VV-ja është duke shkelur premtimet se çështjet e brendshme nuk do të diskutohen ne dialogun me Serbinë, tha se në këtë rast nuk ka shkelje të premtimeve por realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion.

“Jo në fakt nuk e shohë shkelje të premtimeve e shohë realizim të mandatit të plotë dhe të ushtrimit të detyrës të secilit institucion, prej institucioneve të pavarura siç është BQK-aj e deri tekë qeveria e Republikës si institucioni ekzekutiv përgjegjës për dialogun ashtu siç është paraparë edhe e thënë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo

Gjithashtu lexoni:

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Deliu: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht

Gërvalla në Tiranë: Arrestimi i Arbnor Spahiut konfirmon që Serbia qëndron pas Banjskës

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

Kurti bëri homazhe pranë bustit të mjekut dhe ushtarit të UÇK-së, Vezir Bajrami

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
18:56 -16/06/2025
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Budapestit
18:49 -16/06/2025
Rama: OSHP-ja ka vendosur që Komuna të vazhdojë me përzgjedhjen e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave
18:44 -16/06/2025
Vetëm për klientë të zgjedhur, Ferrari prezanton një model special
18:23 -16/06/2025
Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës – po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë
18:14 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?