KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimet e presidentit Begaj me krerët e shtetit – Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët
Politikë

Takimet e presidentit Begaj me krerët e shtetit – Kosova kërkoi traktat me Shqipërinë për mbrojtje të përbashkët

Kosova News
Kosova News 08:29 -16/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë, duke realizuar kështu vizitën e tij të parë jashtë vendit prej kur është zgjedhur president. Ai dje ka takuar krerët e shtetit të Kosovës, si presidentet Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti. Gjatë takimeve janë dhënë zotime për vazhdimin e bashkëpunimit dhe është hprehur nevoja e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria ta kenë një traktat për mbrojtje të përbashkët që në mënyrë reciproke të reagohet në rast të cenimit të një prej këtyre dy vendeve.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Begaj është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ndërkaq është deklaruar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO, dialogut me Serbinë, etj.

Gjatë takimit me presidenten Osmani, kjo e fundit ka kërkuar nga Shqipëria nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët.

Osmani i kërkon Shqipërisë nënshkrimin e një traktati për mbrojtje të përbashkët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur të hënën me një ceremoni shtetërore presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i cili për herë të parë si president jashtë vendit ka vizituar Kosovën.

Osmani pas takimit me homologun e tij të Shqipërisë, në një konferencë për media ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve, përcjell Telegrafi.

Presidentja po ashtu tha se ky është një propozim i kamotshëm i saj.

Osmani u shpreh se është koha që të bëjnë hapa të duhur në këtë drejtim që të mbrohet siguria e dy shteteve.

“Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”, ka thënë Osmani.

Osmani: Kosova e Shqipëria me traktat për mbrojtje të ndërsjellë

Sipas saj, fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s krijon siguri më të madhe në të gjithë rajonin, në këtë kohë siç tha ajo kur po sfidohet arkitektura e sigurisë.

“Jo vetëm këtu, por dhe në kontinentin tonë por dhe më gjerë siguria është shndërruar në prioritet. Prandaj, krahas kërkesës sonë për anëtarësimin e Kosovës në NATO që mbetet synimi ynë i vazhdueshëm ne po bëjmë koordinim të plotë me partnerët tanë strategjik në mënyrë që rajoni ynë të ndihet çdo ditë e më i sigurt”, theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se “Objekti ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO”.

“Prandaj do të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE në fund të këtij viti dhe do të llogarisim në përvojën e Shqipërisë pasi i ka kaluar me sukses këto procese”, u shpreh ndër të tjera presidentja e vendit.

Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidenti Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Begaj gjatë një konference për medie, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Shqipëria do ta mbështesë vendin tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtar.

“Shqipëria e mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se Aleanca mbetet një garancë e paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Begaj.

Begaj: Shqipëria e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO

“Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtar dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, ishte vendim i duhur”, shtoi ai.

Sipas tij, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejt që ata duhet ta gëzojnë, si të gjithë qytetarët e rajonit”, përfundon Begaj.

​Begaj premton se Shqipëria në KS të OKB-së do jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës

Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi të hënën  me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke e uruar për marrjen e detyrës, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës që vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës presidenti Begaj e realizoi në Kosovë.

Ai e përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona.

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, u diskutua rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë e sidomos e investimeve në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka u kërkua bashkëpunimi i të dyja vendeve në këtë drejtim.

Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke

Presidenti Begaj shprehu përkrahjen e plotë për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, shprehu mbështetjen për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese, dhe e përgëzoi kryeministrin Kurti për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth zhvillimeve të 31 korrikut.

Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera, ata u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në BE dhe të forcimit të Aleancës Veri-Atlantike.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Begaj nderon të rënët e familjes Jashari

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Ndërkaq, sot në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj do të takojë krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë.

Presidentja Osmani tregon se për çfarë do të punojë ngushtë me presidentin Begaj

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Kosova News 16/08/2022 16/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?