KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimet e emisarit të ShBA-së dhe BE-së në Beograd, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin
Politikë

Takimet e emisarit të ShBA-së dhe BE-së në Beograd, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 09:32 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me atë të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë.

“Në Beograd, Gabriel Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

In Belgrade, ?? DAS Escobar and I had long discussions with @predsednikrs @avucic about the complex situation of the Serbs in Kosovo. Violence is never acceptable and a political solution to the current crisis is urgently needed. We appreciated his readiness to contribute to it. pic.twitter.com/jlj0lw2xAd

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 7, 2023

Kujtojmë se BE dhe SHBA në takim që kishin me Kurtin të hënën, paraqiten tri kushte lidhur me krizën aktuale, e që ishin: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Escobar në takimin që kishte të martën me gazetarët në Prishtinë, ka thënë se presin që më së largu sot (e mërkurë) të këtë një marrëveshje për qetësim të situatës në veri. 

Ndërkaq presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, citohet t’u ketë thënë dje gjatë takimit të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobarit dhe Mirosllav Lajçakut, se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale mund të çojë në një “stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Presidentja Osmani: Ndëshkimi i grupeve kriminale, rruga e vetme për stabilitet

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, ka shprehur gatishmërinë “e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët në shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

Kurti ka thënë se rruga para është ndalimi i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm e grupet kriminale.

Kreu i Qeverisë tha se vetëm sundimi i ligjit mund ta hapë rrugën e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore.

Kryeministri Kurti pas takimit me emisarët: Rruga përpara, ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga grupet kriminale

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?