Grupi i ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë të mërkurën në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ka mbajtur takim me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura të enjten, raporton KosovaNews
Në këtë takim morën pjesë ministritë përkatëse dhe agjencitë respektive që mbulojnë fushën e sigurisë dhe atë për të drejtat e njeriut, me theks atë të grave,
Nuk dihet nëse në këtë takim me rëndësi kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Sido qoftë KosovaNews mëson se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të hetohet i gjithë zinxhiri komandues nga policia e prokuroria që të shihet nëse ka pasur lëshime.
Rasti tragjik tronditi opinionin ditën e djeshme. Shtatzëna 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka qenë në proces të ndarjes./KosovaNews