KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tajvanezët votuan midis paralajmërimeve nga Kina
Botë

Tajvanezët votuan midis paralajmërimeve nga Kina

Kosova News
Kosova News 10:18 -13/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Tajvanit votuan të shtunën në zgjedhjet e tyre presidenciale dhe parlamentare, të cilat janë cilësuar nga Kina si zgjedhje mes luftës dhe paqes, sepse Pekini e konsideron vendin ishullor si pjesë të territorit të vet.

Votimi u mbyll në orën 16:00 në Tajvan, apo në orën 9:00 me kohën lokale në Kosovë, dhe numërimi i votave nisi menjëherë.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhet të bëhet i ditur të shtunën mbrëma, kur humbësit e pranojnë disfatën dhe fituesi mban fjalim triumfal.

Tajvani ka qenë tregim i suksesshëm demokratik prej se i mbajti zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1996, pas disa dekadave vuajtjeje kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.

Partia Progresive Demokratike (PPD) në pushtet, e cila shtyn përpara identitetin e pastër të Tajvanit dhe i kundërshton pretendimet e Kinës për territor, po e kërkon mandatin e tretë.

Kandidati i saj është zëvendëspresidenti i Tajvanit, Lai Ching-te.

Duke folur për gazetarë në qytetin jugor Tainan pas votimit, Lai u bëri thirrje qytetarëve të dalin për të votuar, shkruan REL.

“Çdo votë është e vlefshme, sepse kjo është demokracia e Tajvanit e fituar me mund”, tha ai.

Para zgjedhjeve, Kina vazhdimisht e ka dënuar Lain si një separatist të rrezikshëm dhe i ka hedhur poshtë thirrjet e tij të vazhdueshme për bisedime.

Lai thotë se është i vendosur për ta ruajtur paqen përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe për ta forcuar mbrojtjen e ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të shtunën në mëngjes se ka vërejtur balona kineze duke e kaluar ngushticën e ndjeshme, njëra prej të cilat fluturoi edhe mbi vetë Tajvanin.

Kjo Ministri i ka dënuar fluturimin e raportuar të balonave mbi ngushticë gjatë muajit të fundit duke i cilësuar si luftë psikologjike dhe kërcënim për sigurinë e aviacionit.

Lai përballet me dy kundërshtarë për postin e presidentit – Hou Yu-in nga partia më e madhe opozitare e Tajvanit, Kuomintang (KMT), dhe ish-kryetarin e Tajpeit, Ko Wen-je nga Partia e Popullit të Tajvanit (TPP), e cila u themelua më 2019.

Hou, njëlloj si Kina, e ka akuzuar Lain se po e mbështet pavarësimin formal të Tajvanit.

Lai thotë se Hou është në favor të Pekinit, akuzë të cilën ai e mohon.

Ko e ka fituar një mbështetje të zjarrtë, posaçërisht në mesin e votuesve të rinj, pasi është përqendruar në çështjet përditshme themelore, siç është çmimi i lartë i banimit.

Zgjedhjet parlamentare janë po aq të rëndësishme sa ato presidenciale, veçanërisht nëse asnjëra parti s’e fiton shumicën, gjë që ka gjasa t’ia pamundësojë presidentit të ri t’i kalojë legjislacionet dhe buxhetin, sidomos për mbrojtjen.

Presidenti i tanishëm i Tajvanit, Tsai Ing-wen nuk ka të drejtë të garojë më, pasi i ka mbajtur dy mandate si president.

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 13/01/2024 13/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?