KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: Vendimi për uljen e pagave për gjyqtarët e prokurorët të dërgohet në Kushtetuese
Politikë

Tahiri: Vendimi për uljen e pagave për gjyqtarët e prokurorët të dërgohet në Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 18:45 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët e prokurorët, duke thënë se si i tillë është antikushtetues dhe si i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se për të qenë ironia më e madhe, ky vendim antikushtetues që shfuqizojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese bëhet në emër të kthimit të ligjshmërisë në vend.

“Bëjmë thirrje te deputetët dhe tek Avokati Popullit që këtë vendim arbitrar dhe hakmarrës ndaj sistemit të drejtësisë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll kushtetues dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë në punën e sistemit të drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Sot, Qeveria prishi vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave në sistem të drejtësisë. Kjo u bë në mënyrë kundërkushtetuese, sepse vendimi Qeverisë Haradinaj me një vendim të Gjykatës Kushtetuese ngeli në fuqi. Për pasojë, më nuk bëhet fjalë për vendim të Qeverisë Haradinaj, por për vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili mund të ndryshohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, apo me amendament kushtetues të përfaqësuesit të sovranit të Kosovës.

Ekziston një praktikë e Komisionit të Venecias dhe një standard kushtetues që thotë se pagat e sistemit të drejtësisë mund të ulen vetëm në rast të një krize e recesioni të rëndë ekonomik e financiar, të vlerësuar gjerësisht nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Në Kosovë, ky nuk është rasti! Së paku jo për momentin! Këtë që e thotë Komisioni i Venecias, e gjejmë jo rrallë në dispozita kushtetuese të vendeve ish-komuniste, si një garanci kushtetuese. Përtej kësaj, Komisioni i Venecias ka thënë se ulja e pagave në mënyrë arbitrare dhe pa provuar se vendi gjendet në krizë të rëndë ekonomike dhe financiare, përbën ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë.

Bëjmë thirrje te deputetët dhe te Avokati Popullit që këtë vendim arbitrar dhe hakmarrës ndaj sistemit të drejtësisë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll kushtetues dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë në punën e sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?