Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore ka thënë se të njëjtat janë të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën.
Tahiri ka thënë se nëse shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre kontratave, atëherë “abuzimet financiare do të vazhdojnë”.
“E dimë që është sfidë jashtëzakonisht e madhe, taskforcë prej 11 prokurorëve dhe staf mbështetës rreth 220 kontrata njëburimore, me hetu gjithë volumin e këtyre kontratave, e jo ne si deputetë. Nëse e lejojmë që të shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre traditave, kjo do të vazhdojë, abuzimet nuk do të ndalen, të ndalim këtë trend të keqpërdorimit të parasë publike përmes kontratave njëburimore.Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas Tahirit, shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri shkon deri në 200 milionë euro.