KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: LDK-ja do përgjigje nga Kurti  për rastin e Martin Berishajt
Politikë

Tahiri: LDK-ja do përgjigje nga Kurti  për rastin e Martin Berishajt

Kosova News
Kosova News 13:25 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të sqarojë lidhur me raportimet e e një gazetari slloven i cili përmendi emrin e ambasadorit të Kosovës, Martin Berishaj për lidhje me konpaninë GEN.

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se LDK-ja shpreh shqetësimin e saj për raportimin e vazhdueshëm të mediave në Slloveni për siç tha ‘aferën milionëshe”.

Ai ka thënë se hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania “GEN” e me të cilat sipas tij, është financuar edhe fushata e Albin Kurtit.

“LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë imazhin e Kurtit, të adresohen nga Qeveria”, ka thënë ai.

Tahiri tha se gazetat sllovene kanë botuar një hulumtim, ku sipas tij, hulumtohen lidhje e ambasadorit Martin Berishaj, me kompaninë sllovene GEN.

“Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin MB Consulting dhe ku aty madje theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr para të thata nga llogaritë bankare të kompanisë së tij mbi 600 mijë euro në vitin 2019-2020. Ky skandal sa vjen e po thellohet më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuar fushata edhe e kryeministrit Kurti, përmes filialit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ai tha se ndërlidhja me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sipas Tahirit, është pjesa më shqetësuese teksa shtoi se kjo çështje duhet adresuar menjëherë.

“Prandaj, LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë mbi imazhin e kryeministrit të Kosovës të adresohen menjëherë nga Qeveria Kurti se a janë të vërteta deklarimet e hulumtimet e gazetës sllovene”.

“A janë përdorur paratë e GEN-it për të investuar në fushatën e kryeministrit Kurti dhe a përdoren këto para për të paguar njerëz që t’i përbaltin kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti në komente online, në media dhe në organizata të tjera”, është shprehur Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel

Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

Williams: Kosova, model frymëzues për shtetet e vogla, për ndërtimin e paqes e përfshirjes së grave në qeverisje

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi takon Sorensenin në Bruksel
13:55 -02/06/2025
Jashari takon dy gjeneralë amerikanë, diskutojnë për ushtrimin “Defender Europe 25″
13:24 -02/06/2025
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
13:05 -02/06/2025
Dy shtetas serbë kapen duke kaluar kufirin ilegalisht në Gjilan
12:47 -02/06/2025
Dy të arrestuar pas një konflikti familjar me lëndime trupore në Prishtinë
12:32 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?