KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: Kuota ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politikë
Politikë

Tahiri: Kuota ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politikë

Kosova News
Kosova News 19:36 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës me temën “Roli aktual dhe e ardhmja e grua në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale, ku ka thënë se kuota ka prodhuar efekte pozitive në fuqizimin e grave në politikë.

“Në konferencën e organizuar nga Komuna e Gjakovës, mbështetur nga UN Women në Kosovë, me temën “Roli aktual dhe e ardhmja e gruas në vendimmarrje fillon nga vetëqeverisja lokale, theksova se Kosova ka arritur të ndërtojë legjislacion të avancuar që promovon dhe mbron barazinë gjinore. Megjithatë, gjendja në terren nuk e reflekton këtë mjaftueshëm, në veçanti tek përfaqësimi në pozita të larta publike, qofshin pozita politike, udhëheqëse, shërbim civil, shëndetësi, arsim. Këtu nuk bënë përjashtim as sektori privat. Përgjithësisht, kultura shoqërore priret t’u ofrojë grave më pak zë politik dhe më pak fuqi vendimmarrëse. Për shkak të mundësive të pakta të qasshmërisë së grave në politik-bërje, legjislacioni ka vendosur mekanizma që mbrojnë dhe promovojnë barazinë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, na pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92%.

“Megjithatë, pavarësisht se kuota gjinore nuk përfaqëson kërkesën e Ligjit për Barazi Gjinore, ajo ka prodhuar efekte pozitive për fuqizimin e grave në politik-bërje dhe vendimmarrje. Të dhënat nga rezultatet e zgjedhjeve lokale, na pasqyrojnë se në Komunat e Kosovës, në total, përfaqësimi i grave sipas përqindjes është 35,92% apo nga 1002 këshilltarë komunalë 360 janë gra. Prej tyre, 203 gra apo 20.25% kanë arritur të marrin mandatin me votë në garë me burrat; 27 gra brenda listave që kanë marrë mandate, në cilësinë e bartëseve të listës, apo 2.69% dhe 130 gra apo 12.97%. kanë hyrë me kuotë”, është shprehur Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?