KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri i AAK-së kërkon 129 euro për koeficient: Kosova me pagën më të ultë mesatare në rajon
Politikë

Tahiri i AAK-së kërkon 129 euro për koeficient: Kosova me pagën më të ultë mesatare në rajon

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:16 -25/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka vlerësuar se Kosova e ka pagën më të ultë mesatare në rajon dhe sipas tij kjo mund të ndikojë në një ikje masive të punëtorëve.

Sipas tij, për ndryshim të kësaj gjendjeje Qeveria e Kosovës dhe ministri i Financave Hekuran Murati nuk kanë ndërmarr asnjë masë.

Tahiri në një status në Facebook ka shkruar se rajoni, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur të marrin masa të shpejta, për t’u përballur me zhvillimet që po prodhohen nga ikja e punëtorëve.

“Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, po diskutohet për rritjen e pagës mesatare në 900 euro deri në prillin e vitit 2024. Lëvizje të ngjashme kanë marrë edhe vendet e tjera të rajonit. Në krahasim me vitin 2015, kur Kosova kishte pagën mesatare 444 euro, Maqedonia e Veriut – 504 euro, Serbia – 537 euro, Mali i Zi – 726 euro dhe Shqipëria 259 euro. Aktualisht, paga mesatare në rajon është: Kosova 504 euro, apo rritje prej 60 euro; Maqedonia e Veriut, 705 euro apo rritje prej 201 euro; Serbia – 763 euro, apo 226 euro, Mali i Zi – 792 euro apo 66 euro dhe Shqipëria – 900 euro, apo 641 euro”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, me urgjencë duhet të shqyrtohet rritja e koeficientit në 129 euro në administratë publike siç ka thënë se kanë propozuar si AAK dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale sipas amandamentit të tyre që ka thënë se e kanë propozuar në Komisionin për Buxhet.

“Në rast se ne presim, e që liberalizimi po ndodhë në një periudhë kur vendet evropiane, në veçanti Gjermania, ka rritur kontingjentin nga Ballkani Perëndimor, rrezikojmë që vitet pasuese të jenë goditje e rëndë për ekonominë tonë, në veçanti për punëtorët. Veproni mos flini se shkuam poshtë!”, ka shkruar Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Rexhepi: Nuk e përkrah qeverinë e ish-opozitës

32 herë pa rezultat, Kuvendi mbetet i bllokuar

Izraeli i kërkon Amerikës t’i bashkohet në “luftën” kundër Iranit

Kreshnik Llabjani 25/05/2023 25/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time
13:12 -15/06/2025
Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë
13:10 -15/06/2025
Të hënën samiti i SEECP në Tiranë, policia publikon akset që do të bllokohen
13:07 -15/06/2025
Raketat iraniane ndriçojnë qiellin e Izraelit, pamje nga sulmi
13:04 -15/06/2025
Trump kërcënon Iranin: Nëse na sulmoni, fuqia e plotë e ushtrisë amerikane do të bjerë mbi ju
13:01 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?