KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tadiq: Brnabiq dhe Petkoviq po gënjejnë, Rezoluta 1244 nuk e parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Pa kategori

Tadiq: Brnabiq dhe Petkoviq po gënjejnë, Rezoluta 1244 nuk e parasheh kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 21:07 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish–presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se Rezoluta 1244 nuk e parashikon praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës, siç thonë Brnabiq dhe Petkoviq.

Tadiq, kryetar aktual i Partisë Socialdemokrate (SD) ka deklaruar për portalin serb “Vreme” se kryeministrja Ana Brnabiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Petar Petkoviq po “mashtrojnë opinionin” kur flasin për mundësinë që Serbi të kthejë një numër të caktuar të forcave serbe në veri të Kosovës, siç tha Brnabiq, pra “deri në një mijë pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë”, siç paralajmëroi Petkoviq.

Tadiq ia përkujton kryeminsitres serbe dhe Petkoviqit se Rezoluta 1244 e OKB-së, aneksi 2, pika 6 “nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb. Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë trupë ushtarake dhe policore siç thonë Brnabiq dhe Petkoviq”, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se teksti i pikës 6 të Rezolutës 1244 është si vijon: “Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet dhe të kryejë funksionet e mëposhtme: ndërlidhje me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënimi/pastrimi i fushave të minuar; ruajtja e pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe; ruajtja e pranisë në pikat kryesore kufitare”.

- Reklamë -

Boris Tadiq, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në kohën kur u miratua Rezoluta 1244, thotë se në atë kohë kishte thënë se njerëzit tanë në Kosovë do të ishin “pëllumba balte” dhe shpjegon pse mendonte se nuk e kishin vend atje.

“Në një bisedë me komandantin e KFOR-it, thashë se do të ishte e tmerrshme të pajtohesha që njerëzit tanë të pastrojnë fushat e minuara, ose që ata të jenë në pjesë të Kosovës ku dominon popullata shqiptare, si p.sh. në kufirin me Shqipërinë dhe Maqedonisë, dhe përreth manastireve. Me përjashtim të Graçanicës, përreth manastireve tona të tjera pothuajse nuk ka popullatë serbe”, shpjegon Boris Tadiq dhe potencon se “në Deçan jeton një familje serbe”.

“Nuk kam qenë për dërgimin e dikujt në një zonë me popullsi që është armiqësore ndaj Serbisë”.

“Sa i përket pikës së parë, dërgimi i personelit si ndërlidhës me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë, këta do të ishin oficerë ndërlidhës. Dhe këta nuk janë trupat apo forcat ushtarake për të cilat Brnabiq dhe Petkoviq u flasin njerëzve”, vlerëson Tadiq.

“Me pak fjalë, Rezoluta 1244 nuk parasheh praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës”, përfundon Boris Tadiq.

Serbia ka vazhduar me avazin e vjetër të kërcënimeve e shantazheve ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon.

Deri tash kërcënimet kanë qenë kryesisht me deklarata politike e duke lobuar kundër ç’njohjeve të Kosovës, por që nga dje shteti i Serbisë ka kërcënuar edhe ushtarakisht.

Petar Petkoviq, shef i zyrës  për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, mes tjerash dje ka deklaruar se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë.

Gjatë një deklarimi për media nga aeroporti “Nikola Telsa” në Beograd, Bërnabiq tha se veprimet e homologut të saj kosovar, Albin Kurti, “na sollën në prag të konfliktit të armatosur”.

“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Brnabiq.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot ndaj kërcënimeve të politikanëve të Serbisë ndaj Kosovës, të cilët kanë thënë se do të shqyrtojnë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë.

Osmani në një posotim në Facebook shkruan se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste, ndërsa shtoi se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha viziton kompaninë PAMBUKU SH.P.K., vlerëson mbështetjen për bizneset vendore

Luan Aliu: Gjilani dha mesazhin më të fuqishëm për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

30/05/2026

29/05/2026

Luan Aliu takon rininë dhe votuesit e rinj: Energjia e tyre, motiv për një të ardhme më të mirë

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?