KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szyong: Të përgatitur ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së
Politikë

Szyong: Të përgatitur ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 21:58 -14/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova të mërkurën hodhi hapin e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por nga aplikimi për marrjen e statusit të vendit kandidat e deri te miratimi i tij dhe hapja e negociatave, vendeve të rajonit iu deshën vite të tëra.

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme të mbështesë vendin në këtë drejtim, derisa dialogu përmendet si prioritet që Kosova duhet të ketë para vetes. Megjithatë, nga njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare ngrihet dilema se si do të veprojnë vendet mos-njohëse të BE-së karshi aplikimit të Kosovës.

Nënshkrimin e aplikimit e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian. Shefi i kësaj zyre në Kosovë, Tomas Szyong ka thënë për RTK-në se aplikimi për anëtarësim është historik, ndonëse Kosova është ende e lidhur me marrëveshjen e stabilizim-asocimit nga viti 2016.

“Sigurisht, ne jemi të përgatitur të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.. Kosova ka të ardhmen evropiane. Mirëpo, si pjesë e rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian, Kosova duhet të ketë prioritet dialogun”, tha Thomas Szyong, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Hoti: 5 vende të BE-së nuk e njohin Kosovën dhe është e paqartë se çfarë do të jetë raporti me këto vende

Kjo procedurë do të marrë kohë, kështu thotë njohësi i integrimeve evropiane, Afrim Hoti, duke shtuar se sot u hodh vetëm hapi i parë.

“Procedura është shumë e komplikuar, madje e tillë që mund të marr edhe vite të tëra, flas këtu gjithmonë nëse e kemi parasysh vendet të cilat nuk kanë probleme ekstra, probleme shtesë sic është rasti i Kosovës, dhe në këtë drejtim Shqipëria ose Mali i Zi ose Maqedonia kanë kaluar vite derisa kanë marrë statusin e vendit kandidat, ndërkohë që për Kosovën do të jenë edhe disa probleme shtesë sepse një numër i shteteve të Bashkimit Evropian nuk e ka njohur Kosovën dhe vërtetë është tërësisht e paqartë se çfarë do të jetë raporti me këto vende”, tha Hoti.

Sa u përket shteteve të rajonit, Maqedonia e Veriut aplikoi për anëtarësim në BE në mars 2004 dhe Këshilli vendosi në dhjetor 2005 t’ia japë vendit statusin e vendit kandidat derisa negociatat për anëtarësim u hapën në vitin 2022.

Mali i Zi në vitin 2008 aplikoi për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Negociatat e anëtarësimit me Malin e Zi filluan më 29 qershor 2012.

E fqinji tjetër, Shqipëria, kërkesën e saj zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian e ka bërë në vitin 2009. E kërkesës së saj për statusin e vendit kandidat, BE-ja kishte dhënë përgjigje pozitive në qershor të vitit 2014, ndërsa negociatat i hapi këtë vit.

Ndërkohë, Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2009, për t’iu dhënë statusi i vendit kandidat në mars të vitit 2012 derisa negociatat nisën në vitin 2014.

Presidenca e Këshillit dhe PE-së bien dakord për udhëtimin pa viza për kosovarët

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë

“Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete

Kosova News 14/12/2022 14/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Radoiçiq dhe paramilitarët e tij duhet t’i dorëzohen Kosovës, u dëshmua se kemi pasur të drejtë
11:37 -30/06/2025
KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale
11:23 -30/06/2025
Zhduket një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet
11:19 -30/06/2025
Përshkallëzimi i fundit i dëshpëruar i Putinit ka krijuar një moment kritik për luftë me Perëndimin
11:17 -30/06/2025
Fermin është i rëndësishëm për Barcelonën, por një ofertë e lartë mund të ndryshojë gjithçka
11:14 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?