KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog takon presidenten Osmani në përmbyllje të mandatit
Politikë

Szunyog takon presidenten Osmani në përmbyllje të mandatit

Kosova News
Kosova News 16:59 -22/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar rreth takimeve të fundit të  bëra nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare, thuhet se Szunyog pati një sërë takimesh lamtumirëse me liderët kryesorë të Kosovës, duke përfshirë këtu presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi.

“Në takimin e tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori Szunyog e falënderoi për bashkëpunimin dhe rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Në takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Szunyog shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e tyre ndër vite.

“Ambasadori Szunyog përsëriti rëndësinë e miratimit të ligjeve që përputhen me standardet evropiane për të ndihmuar Kosovën të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai e falënderoi kryeministrin për bashkëpunimin dhe rikonfirmoi rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën. Gjithashtu e inkurajoi përshpejtimin e reformave të nevojshme për rrugën e Kosovës në BE.

Ambasadori Szunyog, në takim më zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, shprehi falënderime për bashkëpunimin në çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me integrimet evropiane.

“Në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke e falënderuar për bashkëpunimin në çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me integrimet evropiane, ai theksoi se rruga evropiane e Kosovës kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e vetmja platformë praktike për adresimin e çështjeve të pazgjidhura”, thuhet në njoftim e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndërsa në takimin me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij. Ai theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve joshumicë për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së.

Rikujtojmë që ambasadori Szunyog është një diplomat çek, me një përvojë të gjatë me çështjet e BE-së dhe shërbimin në Evropën Juglindore. Ai mori postin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë më 1 shtator 2020.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Deklarata e përbashkët e NATO-s në përfundim të samitit të Hagës

Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga 170 në 325 €: Dalin shtesat e rritura për lehonat – Murati: Një mbështetje që s’ka ekzistuar para katër vjetësh

Kosova News 22/07/2024 22/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?