Ndërsa mandati si ambasador i BE-së në Kosovë i përfundon, Tomas Szunyog ka uruar që Kosova të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Ndërsa ky kapitull mbyllet për mua, dua ta shoh Kosovën që vazhdon rrugën e saj drejt BE-së, duke bërë ndryshimet dhe zgjedhjet e nevojshme për një Kosovë evropiane”, ka shkruar ai në platformën X.
Szunyog ka falënderuar popullin e Kosovës, për të cilin ka thënë se ka në duar të ardhmen evropiane.