KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja
Politikë

Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja

Kosova News
Kosova News 15:15 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtare të KiE-së, të cilat, sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare.

Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse Asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në KiE.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”, ka thënë Szunyog gjatë një vizite sot në Suharekë,.

Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draftstatut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.

Vetëm 24 orë përpara se të mblidheshin ministrat e Këshillit të Evropës, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se vendi është duke përgatitur një draftstatut të vetin, bazuar në modelin e një organizate gjermane, për ta dorëzuar në Kushtetuese deri në fund të majit.

Njoftimi i saj nuk i ndryshoi zhvillimet në KiE, sepse u konsiderua i vonshëm.

Rrjedhimisht, Gërvalla tha se oferta e Kosovës “e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
10:00 -18/06/2025
Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
09:39 -18/06/2025
Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari
09:14 -18/06/2025
Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë
08:47 -18/06/2025
Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara
08:23 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?