KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga pajtimi i tyre
Politikë

Szunyog: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE varet nga pajtimi i tyre

Kosova News
Kosova News 21:39 -12/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog thotë se Bashkimi Evropian është i interesuar për një marrëveshje Kosovë-Serbi sa më shpejt që është e mundur. Në një intervistë për KosovaPress ai thotë se rruga e dy shteteve drejt BE-së varet nga pajtimi i tyre.

Megjithatë ai shton se marrëveshja varet nga Kosova dhe Serbia duke theksuar se BE është vetëm lehtësues në këtë dialog.

“Nuk mendoj kështu, nuk besoj që diçka të kemi ndonjë afat përfundimtar artificial por po ashtu do të dëshiroja të theksoja një, që BE natyrisht që është e interesuar që të kemi një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur siç e thatë edhe ju, por dialogu është pronë e Serbisë dhe Kosovës, ata i vendosin agjendat. Pra, BE është vetëm lehtësues në këtë dialog, prandaj duhet të ketë vullnet politik të fuqishëm edhe në Prishtinë edhe në Beograd, pra nuk është kjo çështje e BE-së që të caktojë data e që nga perspektiva ime do të ishin afate artificiale”, thotë ambasadori i BE-së.

Ai shpreson që kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë të zhvillojnë takim në ditët në vijim, për çka thotë se ata janë dakorduar që të takohen çdo muaj.

“Të dy palët kërkohet që të negociojnë dhe të pajtohen për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve… Mund të them që edhe Serbia edhe Kosova, anëtarësimi i tyre dhe rruga drejt Bashkimit Evropian varet nga pajtimi i tyre”, thotë ai.

Ai thotë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është si përpjekje për të arritur një marrëveshje urgjente për shkak të ndryshimeve në situatën e sigurisë në Evropë.

Duke folur në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se për shkak të situatës së sigurisë që lidhet me luftën në Ukrainë, nevojitet një rajon stabil.

“Unë vetëm mund të them se në fakt tani jemi në situatë tjetër të siguresë për shkak të luftës në Ukrainë dhe mendoj që kjo luftë në Ukrainë thjesht mund të theksoj nevojën që të kemi një regjion stabil dhe të kemi stabilitet në përgjithësi në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Dhe, po ashtu që të kemi rrugëtim më të shpejtë të regjionit drejt BE-së. Ky propozim është si përpjekje për të arritur një marrëveshje si çështje më urgjente e cila duhet të arrihet sa më shpejt që është e mundur për shkak të ndryshimeve të situatës së sigurisë në Evropë”, thotë ai.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?