KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Synimet politike të SBASHK-ut, lidhjet e forta me PDK-në, arrestimet e aktakuzat për korrupsion, pasuri e paga të majme
Politikë

Synimet politike të SBASHK-ut, lidhjet e forta me PDK-në, arrestimet e aktakuzat për korrupsion, pasuri e paga të majme

Kosova News
Kosova News 14:53 -04/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pjesë e mësimdhënësve, punëtorë të administratës publike, shërbyes civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës nga 25 gushti janë deklaruar se kanë hyrë në grevë dhe po kërkojnë para shtesë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.

Këtyre kërkesave për 100 euro shtesë po ju prijnë drejtuesit e SBASHK-ut që nuk po lëshojnë pe dhe të presin deri në miratimin e Projektligjit për Paga, ku thuhet se janë marrë parasysh kërkesat e mësimdhënësve edhe më shumë se që ka kërkuar vetë SBASHKU-u.

Por jashtë këtyre, pasi që Qeveria e Kosovës dje i ndau 150 milionë euro e ku mësimdhënësit do të marrin nga 50 euro shtesa në muaj, shtrohet pyetja se kush po i përfaqëson grevistët në Kosovë, kush janë këta persona dhe mos janë dhe e kanë gjithë këtë politike.

Jasharaj harron se përfaqëson SBASHK-un, jep deklarata e tregon synimet politike  

- Reklamë -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj gjatë ditës së premte ka zhvilluar takime me partitë opozitare, me ç’rast ka shkuar nëpër seli të partive e është takuar me kreun e PDK-së, Memliu Kransiqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E këtu Jasharaj ka treguar me gojën e vetë se synimet i ka politike dhe jo sindikaliste.

Jasharaj pohoi se kërkuar nga të gjitha partitë opozitare politike që të bëhen bashkë kundër Qeverisë, që sipas tij, të mos lejojnë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial.

“Është mirë që të gjithë të bëhemi bashkë që të mos lejojmë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial. Tendencat janë që të shtypen e të heshtën sindikatat, e kur sindikatat shtypen atëherë nuk ka shtet demokratik. Nuk e ka askush të drejtën që Kosovën ta dërgojë deri këtu, e nesër ta dërgojë edhe më keq”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj kërkon ndihmën e partive të opozitës: Të bëhemi bashkë kundër Qeverisë

Ai ka kërkuar nga partitë që ta ndihmojnë SBASHK-un të vijë deri te dialogu me Qeverinë.

Demantohet e përgënjeshtrohet nga ministrja Arbërie Nagavci, e cila publikon fotografi nga takimet e shumta

Por ankesat e Jasharajt se s’ka patur takim me ekzekutivin i ka përgënjeshtruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka publikuar edhe fotografi nga takimet e shumta me sindikalistët.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci theksoi se ditëve të fundit ka parë deklarata të Sindikatës së Arsimit për mungesë dialogu me ta, ndërsa theksoi se nga marrja e detyrës ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të tyre dhe i kanë adresuar të gjitha çështjet e ngritura.

Ministrja Nagavci përgënjeshtron SBASHK-un, publikon foto nga takimet e shumta me sindikalistët (FOTO)

Zhurma politike për grevën, SBASHK alias PDK – angazhime e lobime të shumta, gëzime e festime për fitoret e PDK-së, ky është i forti i sindikalistëve, Ymer Ymeri

Se ata që po organizojnë grevën dhe nuk po lëshojnë pe përkundër ndarjes nga 50 euro shtesë nga Qeveria e Kosovës, kanë lidhje me partitë politike dhe angazhimin e tyre në sindikata e kanë për ndikime politike e dëshmon edhe e kaluara dhe angazhimi i njërit prej organizatorëve.

E njëri ndër organizatorët e këtyre grevave është edhe Ymer Ymeri që menaxhon financat e kësaj organizate e cila ka gjeneruar miliona euro përgjatë këtyre viteve.

Në një hulumtim të KosovaNews Ymer Ymeri rezulton të jetë një aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike. Madje në vitin 2016 Ymeri shihet duke marrë pjesë në konventën e PDK-së në kohën kur është zgjedhur kryetar i kësaj partie Kadri Veseli.

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Ymer Ymeri, që ka lidhje të ngushta me PDK-në dhe mbi 2 mijë euro të hyra mujore, si nënkryetar i Sindikatës e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka deklaruar se SBASHK-u nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal.

“Greva vazhdon sepse ai ka ofruar ndihma, nuk ka rritur paga”, ka thënë Ymeri, për Kohën.

E ky person për vete ka bërë pasuri të madhe. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ymer Ymeri, merr rrafsh 2 mijë e 397 euro të ardhura mujore nga institucione të ndryshme të Kosovës.

Përveç kësaj, pasuria e paluajtshme e Ymer Ymerit, duke i përfshirë tokat, banesat e shtëpinë, sipas Agjencisë kundër Korrupsionit, kushtojnë rrafsh 418 mijë 725 euro.

Mbi 2 mijë euro pagë mujore dhe afro gjysmë milionë euro pasuri, Ymer Ymeri thotë se nuk tërhiqen nga greva

Udhëheqës të BSPK-së të përfshirë edhe në afera korruptive, të arrestuar nga Policia e Kosovës

Këta sindikalistë që nuk po heqin dorë nga grevat dhe po i mbajnë fëmijët jashtë shkollave, jo vetëm që kanë lidhje me parti politike, por disa janë zënë e po gjykohen për lidhje të forta edhe me korrupsionin e keqpërdorim të pozitave zyrtare.

Pas një hulumtimi nga KosovaNews është zbuluar se kush nga udhëheqësit e BSPK-së janë të përfshirë edhe në afera korruptive e për pasojë edhe janë arrestuar dhe tashmë kanë edhe aktakuza e procese gjyqësore.

Njëri prej tyre është Ali Gashi, i cili është kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së dhe kryetar i Sindikatës  së Pavarur e Administratës së Kosovës -SPAK, që pardje u pa të mbante takime me liderët e partive opozitare.

I njëjti person, jo më larg se vitin e kaluar është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kosovanews mëson se Ali Gashi ka qëndruar disa muaj në burg dhe arrest shtëpiak, ndërsa kohëve të fundit është liruar dhe tani po merr pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të BSPK-së duke përfaqësuar punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa me 5 shtator të këtij viti pritet ta ketë seancën gjyqësore ku njeriu Kryesor i BSPK-së po akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Pejës.

Ekskluzive! Përfaqësuesi i grevistëve të BSPK-së, ishte arrestuar në vitin e kaluar dhe ka aktakuzë për korrupsion

Mal me shkelje ligjore në organizimin e grevave nga BSPK-së, këto janë theksuar në raportin e Inspektoratit

Një mal me shkelje ligjore ka gjetur Inspektorati i Punës, në grevat e organizuara nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), që kanë nisur me 25 gusht dhe tanimë janë shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe administratat komunale, raporton KosovaNews.

Në raportin e Inspektoratit të Punës të siguruar nga KosovaNews, thuhet se BSPK-ja nuk ka informuar punëdhënësit e drejtpërdrejtë të të punësuarve për mbajtjen e grevës, gjë që bënë shkelje te nenit 8 të Ligjit për Grevat.

Në raport janë theksuar edhe shumë e shumë shkelje të tjera.

Mal me shkelje ligjore në grevat e BSPK-së, KosovaNews siguron raportin e Inspektoratit

Çka thotë ligji për greva në Kosovë

Në Ligjin për greva të Kosovës thuhet se, organizatat sindikale, apo gjysma e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejtë të organizojnë greva, për t’i mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale’, raporton KosovaNews.

Por, Neni 18 i Ligjit për greva thotë se gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar.

Por, sipas Ligjit për greva, ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.

Pagesa e punonjësve gjatë grevës

Greva organizohet konform Ligjit Nr. 03/L-200 për grevën (Ligji bazik), i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-200 për grevat (Plotësim-ndryshimi i Ligjit).

Neni 18, shumë qartë përcakton se e drejta për pagesë pezullohet gjatë zhvillimit të grevës.

Ligjet e rregulloret janë të qarta në Kosovë, Qeveria nuk guxon të paguajë orët e grevës

Qeveria ndan edhe 150 milionë euro për ta luftuar inflacionin, shtesa e ndihma për të gjithë

Përkundër kësaj Qeveria e Kosovës dje i ka ndarë 150 milionë euro si pako për përballje me inflacion, e gjithë këto para do të shkojnë për kategori të ndryshme, si punëtorët në sektorin publik, studentët, pensionistët dhe bizneset që rrisin pagat e punëtorëve.

Kryeministri Kurti tha se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj, shtatorin. Pensionistët do të marrin nga 100 euro për muajin shtator, ndërsa shumën e njëjtë pra nga 100 euro, do ta marrin edhe studentët, në nëntor.

Nga 100 euro do të marrin edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Kjo është ndihmë e njëhershme.

E kryeministri bëri te ditur se nga shtatori nga 50 euro shtesë do të marrin punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.

Qeveria Kurti nga shtatori ndan 150 milionë euro për ta luftuar inflacionin, shtesa e ndihma për të gjithë

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Kosova News 04/09/2022 04/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?