Është themeluar Komisioni për Emërime të Larta në Policinë e Kosovës, vendim ky i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përbërja e këtij komisioni është si vijon:
Fahrije Tërnava – Sheremeti, Sekretare e Përgjithshme, MPB, kryesuese
Naim Bardiqi – Sekretar i Pergjithshëm, MSH anëtar
Blerim Hasani – Sekretar i Pergjithshëm, MBPZHR anëtar
Refike Sulçevsi – Drejtoreshë DIEKP, MZHR anëtare
Skender Perteshi – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, anëtar
Theksojmë se, anëtarët e KELP-it emërohen për periudhën trevjeçare./Indeksonline/


