KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit
Politikë

Sveçla: Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit

Kosova News
Kosova News 19:59 -31/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se po përmbyllet një vit sfidues por i sukseshëm për Kosovën.

Sveçla, theksoi se këtë vit u ballafaquan me akte kriminale të Serbisë, teksa siç tha ai, përkundër këtyre sfidave Kosova triumfoi mbi krimin e terrorizmin.

“Të dashur qytetarë, Sot po e përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm të Republikës sonë.  Viti 2023 është shënuar me rezultate në përpjekjet tona për garantim të rendit e sigurisë publike, e në shërbim të qytetarëve tanë”, shkroi Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.

Ai theksoi se shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët.

“Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”.

“Këtë vit, u ballafaquam me akte kriminale të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Republikës sonë. Në muajin qershor të këtij viti, Njësitë Speciale të Serbisë hynë thellë në territorin e Republikës sonë dhe kidnapuan tre zyrtarët tanë policor Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa. Mosndëshkueshmëria e këtij akti shtyu Serbinë që të organizojë me gjithë kapacitetet e saj sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku”.

“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme kam ofruar dhe kam dhënë gjithë mbështetjen time që misionin tonë të përbashkët ndaj qytetarëve ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbështetja ime nuk do të mungojë e do të rritet në vitin që po hyjmë”.

Ai ka falënderuar të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zyrtarët e Agjencive Ekzekutive, të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit e shërbyesit e të gjitha institucioneve për punën e palodhshme gjatë vitit 2023.

Ministri i Brendshëm në fund u ka uruar të gjithëve Vitin e Ri 2024.

“Uroj për begati e mirësi, përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit në vitin që po vjen”, shkroi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim

“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit

Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Kosova News 31/12/2023 31/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune
12:27 -09/06/2025
Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11
12:24 -09/06/2025
Të paktën një i vdekur ndërsa një person i armatosur hap zjarr pranë shatërvanëve të famshëm Bellagio në Las Vegas
12:21 -09/06/2025
Lëndohet 23 persona në aksidente rrugore në Ferizaj
12:14 -09/06/2025
Nga kritikë te viktimë: Trump që tallte Bidenin për shkallët, rrezikoi të rrëzohej vetë
12:10 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?