KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore në të ardhmen
Siguri

Sveçla: Migrimi i parregullt një nga sfidat kryesore në të ardhmen

Kosova News
Kosova News 10:59 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për adresimin e sfidave nga flukset e migracionit si rrjedhojë e dinamikave të reja të sigurisë dhe më gjerë, e me theks të veçantë rëndësinë e hartimit të politikave të qëndrueshme të migracionit, të ndërtuara mbi një konsensus politik me qëllim të reagimit dhe parandalimit të formave të reja të migrimit.

Këto komente Sveçla i bëri në Konferencën Ministrore “Menaxhimi i qëndrueshëm i migrimit në Ballkanin Perëndimor” në Shkup, ku po merr pjesë atje.

Përmes një njoftimi për media nga kjo ministri thuhet se Ministri Sveçla gjithashtu theksoi se Kosova e konsideron migrimin e parregullt si një nga sfidat kryesore në të ardhmen dhe si rrjedhojë është një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka si synim menaxhimin e migracionit të rregullt, garantimin e migrimit të sigurt dhe mirë të organizuar si dhe fuqizimin e masave për të luftuar dhe parandaluar migrimin e parregullt.

Po ashtu thuhet se gjatë fjalimit të tij, ministri Sveçla prezantoi rezultatet e arritura në luftimin e kontrabandës me migrantë, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka iniciuar 32 raste të kontrabandës me migrantë, ka arrestuar 60 persona dhe ka identifikuar 332 viktima të kontrabandimit të emigrantëve.

“Gjatë të njëjtës periudhë Policia e Kosovës ka shkatërruar 4 grupe kriminale dhe ka arrestuar 28 persona për kontrabandim me migrantë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ministri Sveçla theksoi nevojën për tu përgjigjur situatave të reja të krijuara si rezultat i luftës së paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e flukseve të migrimit, kryesisht gra dhe fëmijë e ku deri më tani rreth 5 milionë refugjatë janë regjistruar në BE dhe më gjerë, dhe shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Qeverisë që të strehojmë deri 5000 refugjatë si dhe kontributin që si Kosovë kemi dhënë në mbrojtje të gazetarëve ukrainas, ku tashmë 11 prej tyre jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Në fund të fjalimit të tij ministri Sveçla theksoi edhe një herë angazhimin e Qeverisë për të punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe më gjerë, në mënyrë që t’i përgjigjemi të gjitha sfidave, si dhe të garantojmë sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?