KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla merr pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor
Politikë

Sveçla merr pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Kosova News
Kosova News 17:21 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të Presidencës Çeke të Këshillit të Evropës, ka marr pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Në këtë forum tema qendrore të diskutimit ishin ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar. Me këtë rast ministri Sveçla, ka theksuar se invazioni i pa provokuar dhe i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ai ka thënë se me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe asesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.

- Reklamë -

“Rusia nuk mund të pranojë kurrë një Europë të qetë, ndërsa Serbia nuk mund të pranojë kurrë një Ballkan të qetë. Thellimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe më gjerë e largon Serbinë nga vlerat e përbashkëta demokratike për të cilat të gjithë ne si Ministra të Ballkanit Perëndimor po angazhohemi”, ka vënë në dukje ndër të tjera në fjalimin e tij ministri Sveçla.

Në fund të fjalës së tij, ministri Sveçla ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, do të angazhohen maksimalisht në nisma të tilla rajonale, të cilat kanë për qëllim ngritjen dhe forcimin e sigurisë tonë dhe në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e të gjitha fenomeneve negative me të cilat ballafaqohemi tani dhe me të cilat mund të ballafaqohemi më tutje.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?