Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të enjten e ka liruar nga detyra Fadil Kodren, drejtor i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave (AME).
Kodra në vitin 2010 u zgjodh kryeshef i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjecave.
Në vitin 2017 ishte në pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Kodra ishte emëruar në pozitën drejtor i Departamentit të Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas transformimit të TMK-së.
Në TMK ai ishte shef i Departamentit Informativ me gradën Gjeneral Brigade.