KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Ka nisur procesi për një administratë profesionale e të depolitizuar
Siguri

Sveçla: Ka nisur procesi për një administratë profesionale e të depolitizuar

Kosova News
Kosova News 15:43 -20/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar Konferencën për Reformën e Administratës Publike (RAP) në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit, Departamentin për Reformën e Administratës Publike dhe OECD/SIGMA. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, theksoi se është nisur procesi për një administratë profesionale dhe të depolitizuar, e cila funksionon sipas parimeve të meritokracisë, transparencës dhe efikasitetit.

Siç njofton Ministria, Sveçla në fjalën hyrëse të konferencës foli për rëndësinë e një administrate publike efikase, moderne, transparente dhe llogaridhënëse, si bazë për të gjitha reformat e tjera. Ai vuri në dukje përpjekjet për ta përmirësuar jetën e qytetarëve përmes shërbimeve më të mira, rritjes ekonomike, drejtësisë, punësimit dhe integrimit evropian.

Më tutje ai tha se kjo administratë shpërblehet nëpërmjet një sistemi pagash të unifikuar, të ligjshëm dhe transparent. Duke folur për përparimet, ministri tha se qeveria është e përqendruar në zhvillimin e kapaciteteve dhe racionalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Vizioni, sipas tij, është një administratë e qëndrueshme, me rekrutime transparente, shërbime digjitale dhe llogaridhënie të rritur të nëpunësve civilë.

“Ministri Sveçla vuri në dukje raportin e OECD/SIGMA, i cili vlerëson përmirësimet e Kosovës, duke e vendosur atë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor në fushat e zhvillimit të politikave, ofrimit të shërbimeve dhe menaxhimit të financave publike. Ai theksoi se sistemet e fuqishme të kontrollit të brendshëm dhe auditimit janë një nga forcat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Një element tjetër i rëndësishëm është perceptimi pozitiv i qytetarëve dhe bizneseve ndaj administratës. Sipas anketave, besimi i qytetarëve në shërbimin civil është 25 % mbi mesataren e rajonit. Ministri përmendi sfidat e mbetura, por shprehu përpjekjen për ta vazhduar punën për një administratë moderne dhe të transformuar. Ai i falënderoi zyrtarët e administratës për kontributin e tyre në këtë proces.

Konferenca u zhvillua në dy sesione. Në sesionin e parë panelistë, përveç ministrit Sveçla, ishin edhe Johannes Stenbæk Madsen, udhëheqës i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian (ZBE) për Kosovën, dhe Peter Vagi, menaxher i Vendit në Kosovë për OECD/SIGMA. U diskutua rreth gjetjeve kryesore të raportit të OECD/SIGMA për vitin 2024 dhe u prezantuan pikëpamje të ndryshme nga Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe Naser Shamolli, këshilltar i lartë për politika në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Në sesionin e dytë panelistë ishin Arben Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fahrije Ternava-Sheremeti, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Peter Vagi, menaxher i Vendit në Kosovë për OECD/SIGMA. Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe shërbimeve publike, duke theksuar rolin kryesor të RAP-it në integrimin evropian të Kosovës. Përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, Departamentit për RAP dhe OECD/SIGMA nënvizuan nevojën për një qasje koordinuese për ta modernizuar administratën publike, duke e bërë atë më efikase dhe të përgatitur për integrimin në Bashkimin Evropian (BE).

“Në përmbyllje u vu në dukje rëndësia e vazhdimit të punës për modernizimin e administratës publike, duke e bërë atë më efikase, transparente dhe të përgatitur për sfidat e integrimit evropian”, njofton Ministria e Brendshme.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 20/03/2025 20/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?